Ekonomia maqedonase, sipas përqindjes së lirive në sferën ekonomike në rang botëror, ndodhet në vendin e 71-të, theksohet në raportin vjetor të “Heritage” Foundation. Sipas dokumentit, Maqedonia ka një indeks të lirisë në sferën e ekonomisë prej 60,8 për qind, me një përmirësim për 0,2 për qind në krahasim me vitin 2006, që do të thotë se shteti është zhvendosur në grupin e shteteve me liri-biznesi të matur. Maqedonia e mori vendin e 32-të nga 41 shtete evropiane, me rezultat të përgjithshëm më të ulët nga mesatarja evropiane, shtohet në raportin vjetor “Indeksi i Lirive Ekonomike”. Vlerësimet nga raporti tregojnë nivel të lartë të lirisë fiskale dhe monetare në Maqedoni, me inflacion të vogël të nivelit vjetor. Tatimet personale dhe korporative janë mjaft të ulëta, me vërejtje se të ardhurat e përgjithshme të tatimit kanë rol të madh në GDP-në e vendit. Fondacioni me renome vlerëson se qeveria e Maqedonisë po synon ta ulë ndikimin e vet ndaj tregut të të mirave, edhe pse në sfera të caktuara, ekonomia e tregut është shkelur për shkak të pranisë së kompanive që ende janë nën kontrollin e shtetit.