• Kompania japoneze “Toyota” sipas rezultateve të publikuara nga puna e tre muajve t ëparë të vitit, është proshuesi më i madh i automobilave në botë dhe për së pari herë u gjend para prodhuesit amerikan “General Motors”.
“Toyota” në gjithë botën ka shitur rreth 2 milion e 348 mijë njësi nga automjete e saja”, ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë Satoshi Jamaguçi. Përkundër asaj “General Motors” në të njejtën periudhë ka shitur 2 milion e 260 mijë automjete.
“Toyota” vitin e kaluar ka rritur prodhimtarinë për 10 % dhe gjithsej ka prodhuar 9 milion e 18 mijë automjete, përderisa “General Motors” të njejtin vit ka prodhuar 9 milione 180 mijë të tilla.