Distribuimi është funkcion që vë produktet dhe shërbimet në dispozicion të përdoruesit në vendin, kohën dhe sasinë e duhur dhe që përshtaten në nevojat e këtij të fundit. (dmth përfshinë fazat prej momentit kur prodhimi del si i gatshëm deri te momenti kur ai të posedohet nga konsumatori)”.

Domethënë shihet se kompanitë prodhuese në të shumtën e rasteve nuk e kanë fuqinë që “…në vendin, kohën dhe sasinë e duhur …”, prandaj është e nevojshme që ky “lundrim” i produktit nga prodhuesi deri te konsumatori të kalon nëpër duar të ndërmjetësve të cilët do të bëjnë shpërndarjen e atij produkti. Nga kjo rrjedh se duhet të ceken edhe përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të ndërmjetësve tregtar, të cilët një prodhues mund të përdor e që janë urë lidhëse ndërmjet tyre dhe konsumatorëve

Si PËRPARËSI shfaqen:

1. Aftësi për të plotsuar kërkesat e konsumatorëve për shërbime me kosto të pranueshme
2. Ulje e kapitalit të përdorur në procesin e shpërndarjes
3. Fleksibilitet I kapacitetit të shpërndarjes
4. Mbulohen hapsira të mëdha gjeografike
5. Shpenzime të ulta si në përgjithsi ashtu edhe në sektorët specifik
6. Ulja e rrezikut në përgjithësi

Ndërkaq, MANGËSI paraqesin:

1. Humbje e kontrollit të drejtpërdrejtë
2. Ulja e kontrolit mbi produktin
3. Paaftësia për t’iu përgjigjur kërkesave të veçanta
4. Kosto e drejtpërdrejtë e lartë

Pra, mendoj se vëmendja duhet të përqëndrohet tek të gjithë këta faktorë, thjesht sepse një produkt kalon nëpër peripeti të shumta derisa të bjen në dorë të konsumatorit final.