Një kompani japoneze, ka tronditur qarqet e atjeshme financiare ngaqë publikoi se ka shpenzuar rreth 130 miliardë euro për të blerë një pako aksionesh në Sony, Tojota Motors dhe katër kompani tjera të mëdha. Në raportin e publikuar në internet faqen e agjencionit për shërbime financiare Edinet, thuhet se kompania Teramento posedon 51% të aksioneve të kompanive Sony, Tojota, Astelas Farma, Nipon Telegraf dhe Telefon, Mitsubishi Heavy Industries dhe rrjetit televiziv Fuxhi.

Oooops, mos të lëshon zemra ndokend. Pas kontaktit me korporatat e lartëpërmendura, u vërtetua se bëhet fjalë për një lajm të rremë.                   

Incidenti në fjalë detyroi agjencionin të kontrollon bazën e të dhënave, nëpërmes të cilave investitorët i përcjellin ndryshimet e pronësive të aksioneve dhe e cila vlen si faktor kryesor për ndryshimin e çmimeve të letrave me vlerë.Sipas skemës së tanishme, individët ose kompanitë të cilat do të marrin një fjalëkalim për hyrje në sistem, mundet të shfaq të dhëna të cilat praktikisht nuk kontrollohen nga rregullatori.

Motivet e këtij veprimi të Teramento-s akoma nuk janë të  njohura, megjithatë duke u mbështetur mbi raportin e e sajtit, kompania me seli në Kavasaki është themeluar në vitin 2007 dhe vepron në industrinë e prodhimit të automjeteve, telekomunikacioneve, farmacisë dhe lloje tjera biznesesh. Vetëm paramendoni se çfarë efektesh makroekonomike për Japoninë por edhe për ekonominë botërore do të kishte ky “vizion” i kësaj kompanie, normal, poqëse bëhej realitet!

Eeee harrova të ju them një lajm akoma më të rëndësishëm. Kam oferta serioze që blogu im të bëhet pjesë e korporatës Google, mirëpo akoma nuk jemi dakorduar rreth çmimeve dhe pjesëmarrjes në aksione. Bisedimet janë në vazhdim e sipër.