
Kredia e parë ka filluar të përdoret në Egjipt para 3000 vitesh.
Banknotat janë futur në përdorim shumë më vonë, aty rreth shekullit 17.
Reklama e parë për kredi është realizuar në vitin 1730 nga Kristofer Torton, i cili ka lejuar mobiljet që i ka punuar vetë, klientët ta paguajnë në javë.
Shitësit në shekullin 18 shpeshherë veshjet i kanë shitur me kredi, gjegjësisht njerëzit i kanë paguar disa herë gjatë muajit. Ata më një brisk kanë bërë nga një vijë në një shkop të drunjtë, dhe ashtu kanë shënuar se sa para kanë borxh klientët.
Në vitin 1920 për herë të parë është paraqitur mbishkrimi “blej tani, paguaj më vonë”. Edhe ky sistem për herë të parë është shfaqur në SHBA, i cili nuk ka qenë i përfaqësuar në të gjitha shitoret, por vetëm në disa të përzgjedhura.
Më 1950 Diners Club dhe American Express lancuan kartelat e para të kreditit në SHBA. Fillimisht ato i kanë quajtur “para të plastikës”.
Më 1951, Diners Club ua jep kartelën e vet 200 klientëve të cilët kanë mundur ta përdorin në 27 restorane në Nju Jork. Kjo ka zgjatur deri në vitin 1970, kur për herë të parë është prezentuar kartela magnetike.
| Tweet |

3 komente
nora says:
Jan 29, 2008
hey a nuk pate nje 500-she
hihihi
buli3go says:
Jan 29, 2008
une nuk do ta kisha quajtur budallallek, por aftesi te paimagjinueshme te nje brokeri te suksesshem, kam droje se ky tipi mos ka qene i manipuluar nga shefat e tij, por sidoqofte me vjen interesant se si nuk kane mundur ta hetojne qe ne fillim, kur kihet parasysh qe ai ka “lozur” me 50 miliarde euro te bankes societe general, nderkaq vete kompania ka vleren e 35 miliardeve.
hallall i qofte, vertete
tetena says:
Jan 29, 2008
dhe ky artikulli do vazhdoj me produktet financiare qe shkaktojne krizen ne USA apo budallaliqet e nje trader te vogel ne FR?