
Ç’u kujtova në kohën kur isha në shkollë të mesme dhe aktivitetet vullnetare që kryeja atëbotë. Duke bërë krahasimin e asaj çka kam punuar dhe ç’kam fituar, tjesht më vajti mendja nëse një seminar dyditor në çfarëdo teme (menaxhment, marketing, financa, administratë etj.) sot do të më kushtonte nga 110 Euro deri 160, sa duhet të paguaj që dikush të më mësojë ç’është puna e vërtetë dhe lufta për profit? Në çdo rast më tepër do të mësoj se do të humbas. Ose shndërruar në para, për 200 deri 250 euro sa do duhej të mirrja, (nga të cilat vullnetarisht do të tërhiqesha), unë drejtpërdrejtë gjatë tërë muajit do të mësoj se si fitohet paraja nga menaxhmenti, marketingu etj… Më e mira është se nuk duhet të paguajmë për atë, por të pranojmë të bëjmë punë vullnetare.
Përvojë të keqe nga kjo nuk ka. Përvoja më e keqe është të mos kesh përvojë! Ngjarjet në të cilat hasi shumë shpesh këtu në Maqedoni janë të natyrës: “Vallai punova dy muaj dhe më përzunë, ndërsa as që më paguan hakun!!!…”. Ose shpesh nga disa pronarë firmash kam pasur rastin të ndëgjoj se: “… lëri bre ata, pranojnë punëtorë dy-tre muaj për provë dhe pastaj i lëshojnë për të marrë të tjerë”. Ndërsa, poqëse sheh se menaxheri vozit BMW ose Mercedes, fotografia për Maqedoninë është akoma më e mirë se ajo e Adelina Ismajlit (lakuriq, kuptohet) ose e Liqenit të Ohrit në prapavijë.
Menaxherët-premtues të rrejshëm, janë ata të cilët e prishin mitin të paprishshëm të vullnetarizmit (pyetni të njohurit tuaj në Perëndim të ju vërtetojnë se sa atje çmohet vullnetarizmi, posaçërsiht në moshë më të madhe). Këta menaxherë të cilët gënjejnë janë të rrezikshëm përardhmërinë tonë, pore dh epër ardhmërinë e vullnetarizmit. Ata premtojmë rrogë, ndërsa nuk e paguajnë; ata premtojnë paraqitje në entin shëndetësor, invalidor dhe pensional, dhe nuk ju paraqesin. Pra, dallimi midis vullnetarizmit dhe vullnetarizmit të detyruar është i madh. Gjatë vullnetarizmit të detyruar ne jemi të gënjyer dhe të manipuluar, gjatë vullnetarimit ne dijmë se çfarë të presim, qartë e dimë se sa do të fitojmë (0 denarë ose maksimumi shpenzimet për ushqim dhe udhëtim) dhe me vetëdije, me vendim personal pranojmë ose nuk pranojmë.
Gjatë bisedës me gënjeshtarët ne nuk kemi zgjedhje: na imponojnë të besojmë se çdo gjë do të jetë në rregull, se kompania punon për mrekulli, se do të përparojmë, se kjo, se ajo … Ne, thjesht duek kërkuar punë, jemi të lumtur që ndëgjojmë se jemi duke u punësuar në kompani të mrekullueshme, me potencial dhe mezi presim të lavdërohemi se kemi gjetur punë. Rrogën e parë veçmë e kemi harxhuar në blerjen e gjërave të nevojshme ose të adhuruara. Ata me më tepër përvojë ose që “janë djegur” menjëherë pyesin se sa është rroga, ose e vlerësojnë kompaninë sipas madhësisë së shpalljes që e kanë dhënë në gazetë, ose me mëdyshje shohin ndaj ofertave serioze për punë të mirë. Por asnjëra nga këto teknika nuk është 100% e sigurt: mundet të na premtojnë edhe 500 euro rrogë (uaaaaau 500 euro!!! …), por nuk do të arrijmë aspak deri te rroga, edhepse veçmë kanë kaluar 3 muaj, dhe çdo ditë na thonë: “Do bëhet, do bëhet, vetëmse se ai atje nga firma ABC të na dorëzon paret”… e ato askund nuk janë. Ose mundet që shpallja të jetë ¼ ose gjysma e faqes, ndërsa të na thon: “Na falni, por nuk jeni I përshtatshëm për kompaninë tonë”. Haj medet … Po unë i humba 3-4 muaj.
Pra, raste të kqëija kemi sa të duam, por nuk ka asgjë më të pastër se të shkojmë në shpallje për punë vullnetare, të na i tregojnë detyrat dhe kushtet, të na tregojnë se do të marrim 0 denarë në tre muajt e parë dhe të pranojmë ose të mos pranojmë. Ajo është ana e mirë e vullnetarimit: fitojmë një ndjenjë të brendshme se japim një pjesë nga vetja për të mësuar.
E di që shumë nga ju nuk do të pajtoheni me mua dhe do të thoni: qyqy, unë nuk kam bukë me hangër ose “vallai më pret gruja me fmi të shpija, e unë të punoj për 0 denarë!”. Më e keqja është se disa bile më thonë: “Paj unë vlej së paku 400 euro”… Me disa prej tyre do të pajtohem, por nësae nuk japim nuk mund që të marrim! Çka nëse kompania është atillë që një ditë të jetë Google apo Mittal?!!! Hë?!!! Po, një pjesë e madhe nga këto kompani janë mjaft të mëdha të paguajnë për secilin të punësuar, por nëse duam që të hyjmë dhe të punojmë për ta, ndonjëherë ia vlen të punojmë edhe për 0 denarë, mirëpo të dijmë se kemi punuar në njërën nga kompanitë më të njohura në veprimtari ose në vend. Eh, ajo përvojë do të jetë tërheqëse për biografinë tuaj profesionale dhe do të ishte një pikë e shkëlqyeshme për punësimin tuaj të ardhshëm. Nëse kemi pasur ratin të punojmë për kompani të njohur, bile edhe pa pare,ajo veçmë paraqet një sukses. Nëse jo për më tepër, do të na thërrasin në intervistë se pse nuk punojmë aty, dhe si kemi arritur të futemi tek ta.
Nga aspekti i biografisë profesionale (CV-së), vullnetarizmi është punë e shenjtë, posaçërisht për ata menaxherë më të përparuar, të rinj ose trajnuar. Njeriu që bën punë vullnetare është neri që është i gatshëm të mësojë. Nëse është i gatshëm të mësojë, nënkupton që do të mëson edhe në kompaninë tonë. Domethënë që nuk vetëvlerësohet. Ka ndjenjë të asaj se çka duhet të bëjë për të ngadhnjyer në jetë. Di të japë që të merr. Nëse këto na janë epitete dhe kualitete të pakta për vetëm një ose dy muaj vullnetarizëm që mund t’i fitojmë nga ata të cilët i lexojnë CV-të tonam atëherë mesiguri nuk marrim vesh gjë. Ndoshta për dike kjo është e papranueshme dhe jobindëse, por unë kam ndërmend të qëndroj në tezën time, ndërsa jukeni të drejtë në tuajën.
Kaq, por të keni të qartë se më mirë vullnetarizëm sesa asçfarë pune, më mirë të punojmë sesa të rrimë në shtëpi e ta hamë veten se nuk na bën shteti.
| Tweet |

2 komente
chpinz says:
Nov 10, 2009
qa te them per ket artikull no coment…perfect mendoj..
nora says:
Jan 13, 2008
keshilla te mira. flm buli