Tashmë dy vite në Maqedoni ekziston ligji për ndalesën e pirjes së duhanit nëpër vende publike. Ndërsa akoma s’kam dëgjuar që dikush është dënuar për këtë gjë. Duhani pihet kudo; në shkolla, nëpër restorane, bile edhe në korridoret e spitaleve etj. Kështu kur nuk funksionon ligji!       

           Por, një pronar kafeneje në Gjermani, duke ia ditur hallin vetes dhe fuqisë së shtetit të tij, ka bërë një formë kompromisi në mes klientëve të tij duhanpirës dhe joduhanpirës.Ai ka bërë nga tre vrima përreth tavolinave, ku mysafirët që dëshirojnë të ngrejnë bilez edhe një tym, mundet ta fusin kokën e tyre në vrimën e madhe, ndërsa duart në dy vrimat e tjera me madhësi më të vogël. Gjithashtu ka vendosur dhe një perde që mbron nga i ftohti.

Me një fjalë, klientët do të relaksohen dhe kënaqen me cigare në formë legale pa mos e lëshuar komoditetin e lokalit. Ja një ide e mirë për ata pronarë që nuk pajtohen me rregullat e këtij ligji.  

buli3go_duhanpirësi_në_kafene