
Këtë vit, pas më shumë se 120 vitesh, standardi i jetesës në Britani do të jetë më i mirë sesa ai i SHBA-ve nëse mirret parasysh matja përmes GDP-së.
Bruto Prodhimi Kombëtar për kokë banori në Britani këtë vit do duhej të ishte 46.088 dollarë amerikanë, ndërsa ai në SHBA 45.598, me çka për të parën herë pas vitit 1885 Mbretëria e Bashkuar do të kishte standard më të lartë jetese sesa “vëllau i madh” matanë Atlantikut. Si faktor kryesor në këtë aspekt mund të mirret stabiliteti i Paundit ndaj Dollarit.
Reformat ekonomike, rregullativat e reja për punësim dhe lëshim nga puna, si dhe krijimi i bankës qendrore të pavarur, ishin ngjarjet të cilat e shënuan dekadën e fundit në ekonominë britanike dhe të cilat vazhdimisht e zvogëlonin dallimin e vlerës së GDP-së në mes këtyre dy superfuqive ekonomike botërore. Rënia e vlerës së dollarit gjithashtu kontribuoi që britania të gjendet para SHBA-së.
Mirëpo, nëse si indikator për standardin e jetesës mirret parasysh fuqia blerëse e konsumatorëve, atëherë ekonomia britaneze mbetet shumë prapa asaj amerikane.
_
| Tweet |
