![]()
“Euros accepted” është slogani më shpesh i vendosur nëpër vitrinat e shitoreve të Nju Jorkut. Këtë studim ditëve të fundit ka bërë agjencioni i lajmeve Reuters, për të cilin deklarata kanë dhënë edhe vetë menaxherët e lokaleve. Ata thonë se edhe Euroja është valutë, ndërsa sipas rregullativave interbankare, do të jetë më i lehtë edhe këmbimi i monedhave. Dhe jo vetëm i Eurove, por edhe Paundi britanik dhe të tjera valuta të fuqive më të mëdha ekonomike. Ata e arsyetojnë këtë ekspansion me atë që është shtuar edhe numri i turistëve europianë. Ndërsa më bëri përshtypje deklarata e një menaxheri i cili tha se “Do të gëzohesha nëqoftëse më bien në dorë 200 euro, pasiqë më lehtë do t’i ruaja, dhe kur të shkoj në Paris nuk do të ketë nevojë që t’i konvertoj”…
Thjeshtë një pyetje; A do të thotë kjo se Dollari e ka humbur fronin si valutë kryesore botërore, dhe nëse amerikanët janë të vetëdijshëm për këtë dhe dalëngadalë po e pranojnë këtë fakt?
| Tweet |

2 komente
Lab Drenica says:
Mar 28, 2008
Ideja qe dollari eshte duke shkuar drejt renjes dhe qe ka humbur fronin e valutes krysore ne bote duhet te harrohet te pakten edhe per 20 vite pavarsisht zgjedhjeve apo mos zgjedhjeve presidenciale ne SHBA.
ARSYET:
1. Ekspansioni i Ekonomis Kineze ju mendoni qe eshte kercenim per ekonomin Amerikane?! Kjo te mendohet eshte shume gabim duke ditur numerin e madh te firmave Amerikane te cilat veprojn ne Kine te cilat len te kuptohet diktimin e ekonomis kineze.
2. Sa i perket ngritjes se Euros, UE se pari duhet te zgjidhi problemet politike mbrenda saj te cilat lidhen me zhvillimet ekonomik, derisa UE nuk do te kete Kushtetuten e saj une kurr nuk do ta shoh konkurrente te denjet ndaj SHBA-se
3. Si Dollarin si Euron ju duhet ta shiheni si mall qe sherben per te mirat materiale te nje vendi si dhe qdo luhatje e tij delvalvim apo revalvim behet per qellim permiresimit te ketyre te mirave
agron says:
Mar 27, 2008
Te shohim tash se cfare do na sjellin zgjedhjet presidenciale ne SHBA. Mendoj se do te kete nje ngritje permanente e vleres se dollarit edhe ate qe ne fillim te veres