Dikujt qiriu i bën dritë edhe atëherë kur më së paku ka nevojë për të. Kështu menaxheri amerikan Xhon Polson ishte aq i mençur sa të parashikonte atë se çfarë fshihet pas tregut të hipotekave dhe në këtë mënyrë të fiton 2.3 miliardë euro edhe atë brenda një viti.
Derisa shumica e amerikanëve të lakmuar pas kushteve të ofruara nga bankat investive më të mëdha për kreditë e banesave, Polsonit i punoi dyshimi rreth këtyre aranzhimeve. Andaj investuesit në Hedge-fondet e tij i këshilloi që të rinë më anash atij tregu..
Pasiqë bëri një investigim në shumë transaksione të këtilla, qysh në vitin 2006 e kishte të qartë se po afrohej kolapsi në tregun e hipotekave. Ky kujdes dhe parasëgjithash zgjuarsia e tij bënë që të fitonte 2.3 milijardë euro brenda vitit. Kjo pasiqë në fondet e tija ishin investuar gati se 20 milijardë euro dhe të mos kishte humbje bile as edhe për një cent.
Me këtë ndërmarrje, Polson e la prapa edhe Xhorxh Sorosin i cili kishte fituar 1.8 miliardë. Për të arritur këtë shumë që fitoi duhet të përdoret puna e 80.756 amerikanëve, dhe me këtë të shpallet si mbreti i Nju Jorkut.
| Tweet |

2 komente
Kush përfitoi miliarda nga kriza financiare botërore « MBRET I TREGUT says:
Jun 10, 2010
[...] është lista e pesë personave që përfituan më shumë nga kjo krizë. Për John Paulson pata shkruar më herët, ndërsa tre të tjerëve po ua cek vetëm emrat, kompaninë dhe shumën e fituar. Jo [...]
Kush përfitoi miliarda nga kriza financiare botërore | MBRET I TREGUT says:
Apr 17, 2009
[...] është lista e pesë personave që përfituan më shumë nga kjo krizë. Për John Paulson pata shkruar më herët, ndërsa tre të tjerëve po ua cek vetëm emrat, kompaninë dhe shumën e fituar. Jo [...]