kur edhe microsoft behet pishmanKur diçka me zor nuk shkon, as Microsofti i Bill Gejtsit nuk mundet ta realizon. Mjaft u mundua prodhuesi i njohur i softuerit që të futë nën ombrellën e tij gjigandin e internetit Yahoo!, por më kot.
Refuzimi i fundit nga Yahoo! që për çmim të 47.5 miliardë dollarëve të bashkohet me Microsoft, bënë që ky i fundit të ngritë duart përpjetë dhe të dorëzohet. Në letrën e Balmerit (CEO i Microsoftit) drejtuar Jang (CEO i Yahoo!) shkruan se MS heq dorë për shkak të disa informatave se kompania e internetit do të bën disa veprime që do të jenë shumë të padëshirueshme gjatë transaksionit.
Me këtë letër mbaron ëndërra për krijimin e një megakorporate të cilës nëpër batuta iu dha emri Microhoo!.
Në fakt, MS pat ofruar një çmim prej 28.4 dollarësh për aksion kur ajo kushtonte vetëm 19.18 dollarë në berzë. Javën e kaluar, çmimi u rrit 28.67, që sipas të gjitha gjasave shfaqi një stimulim për kundërshtimin e ofertës dhe kërkimit të një çmimi të ri nga ana e bordit të drejtorëve të Yahoo!-së, edhe atë prej 35 dollarësh për aksion, çmim të cilin Microsoft nuk dëshorin ta paguan.
Stejkhollderët e pionerit të internetit janë të dëshpëruar, pasiqë mendojnë se kompania nuk kujdeset për ta. Ndërsa analistët të cilët përcjellin lëvizjet e kësaj “afere”, mendojnë se tani MS paratë e dedikuara për blerjen e Yahoo!-së do t’i investon në gjetjen e të tjera marrëveshjeve me kompani tjera të mëdha të internetit sikurse AOL, MySpace, Facebook ose LinkedIn.