Shell & BP
Kompanitë Shell dhe British Petrol, se bashku paraqitën profit prej 9.07 miliardë euro. Domethënë profit, jo të hyra. Edhe atë nuk janë rezultate për vitin e kaluar, por vetëm për 3 muajt e parë të këtij viti.
Shell ka realizuar profit prej 4.95 miliardësh në krahasim me 4.3 miliarda për të njëjtën periudhe vitin e kaluar.
Në të njejtën kohë, BP ka pasur rritje prej 48%, edhe atë nga 2.79 miliardë në tre muajt e parë të 2007 në 4.12 miliardë sivjet.
Profiti i lartë i British Petrol vjen edhe përskaj problemeve që kompania i kishte gjatë vitit të kaluar kur kur dy herë ishte dënuar, njëherë me 37 milionë euro për eksplozionin në Teksas në vitin 2005, dhe herën e dytë me 236 milionë euro për shkak të ndotjes së ambientit.
Siç duket, biznesi i arit të zi është bërë ndër bizneset më fitimprurëse për këtë erë të rritjes rapide të çmimit të energensit më të rëndësishëm.