ribrendimi i “Telekomunikacionet e Maqedonisë” në T-HomeDitëve të fundit është aktuale ribrendimi i “Telekomunikacionet e Maqedonisë” (Makedonski Telekomunikacii), që prej 1 Maji ka fituar emrin e ri tregtar “Telekomi i Maqedonisë” (Makedonski Telekom). Me këtë rast, kompania do të shfrytëzon brendin “T-Home” e Dojçe Telekom. Tashmë një vit e gjysëm funksionon brendi “T-Mobile”, brend i cili zëvendësoi emrin e kompanisë së telefonisë mobile maqedonase “Mobimak”, ndërsa rradha i erdhi edhe telefonisë fikse.
Nën brendin “T”, kompania do të ofron një spektër të gjerë të shërbimeve të telekomunikacioneve, por edhe me çmime të reja. Në pajtim me rebalancin, disa çmime do të rriten, ndërsa disa biseda do të jenë pa pagesë. Qytetarët do të kenë mundësinë që të zgjedhin nëse dëshirojnë vetëm telefoni fikse, Internet, IPTV ose shërbime të kombinuara. Në kontekst të kësaj, do të korrigjohen edhe çmimet e disa shërbimeve, si për shembull ata që dëshirojnë të bisedojnë prej orës 19 pasdite, e deri në ora 8 e mëngjesit, mund ta bëjnë pa pagesë.
A nënkupton kjo se qytetarëve të Maqedonisë do tu ofrohen shërbime më të mira dhe qasje të lirë deri te arritjet më të reja botërore në sferën e telekomunikimeve. Vite me radhë ka pasur tentativa për liberalizim të këtij tregu në Maqedoni, mirëpo të gjitha ato kompani dështuan dhe MT akoma gëzon statusin e monopolit në telefoninë fikse. Këtë jave kishim një aktor të ri i cili u kyç në këtë garë, mirëpo të shohim se a do tia del mbanë kjo kompani (OnTel). Me rastin e ribrendimit në T-Home, nga kompania theksojnë se do të ketë ulje të çmimeve të interkonekcionit që të hapet rruga për një konkurrencë fer dhe reale.
Procesi i ribrendimit planifikohet të kryhet deri në fund të këtij muaji, ndërsa thuhet se do të kushton disa miliona euro, shumë të cilat do të bien në barrë të qendrës së Dojçe Telekom. Me këtë rast, në Ditën Botërorë të Telekomunikmeve, më 17 maj në shehsin kryesor të Shkupit do të organizohet një festë ku do të marrin pjesë këngëtari kroat Zdravko Çoliç dhe bendi i mirënjohur Sugababes.
MT është kompania e parë në kuadër të grupacionit ndërkombëtar DT, e cila do ta ndjek brend-arkitekturën e re,e cila për herë t ëparë u paraqit në Gjermani në maj të 2007. Me pranimin e brendit të ri, kompania do të hyn në familjen më të madhe botërore të telekomunikimeve. Me këtë, shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve nga Maqedonia do të kenë mundësi që së bashku me mbi 150 milionë shfrytëzues tjerë t’i shfrytëzojnë privilegjet e ofruara nga brendi “T” në mbi 50 shtete të botës. MT është derivat i PTT-së së dikurshme e cila u nda në tri njësi; Postat e Maqedonisë, Telekomunikacionet e Maqedonisë (telefonia fikse), dhe Mobimak (telefonia mobile). Aktualisht është shoqëri aksionare dhe nga 15 janari i vitit 2001 Magyar Telekom bleu 51% të aksioneve të kompanisë.