Viti i ka 365 ditë.

8 orë në ditë i kalojmë në gjumë, që nëse mblidhen bëjnë gjithsej 122 ditë.
Mbesin edhe 243 ditë.

8 orë në ditë i kalojmë duke pushuar, që përbëjnë edhe 122 ditë të tjera.
Mbesin edhe 121 ditë.

52 ditë në vit janë të diele, ditë kur nuk punohet.
Mbesin edhe 69 ditë.

52 ditë në vit i bie të jetë e shtunë, që gjithashtu nuk punohet.
Mbesin edhe 17 ditë.

Brenda ditës, gjatë orarit të punës i keni gjysëm ore pushim, që në masë vjetore përbëjnë 7 ditë.
Mbesin edhe 10 ditë.

9 ditë në vit janë festa fetare/shtetërore, dhe ju mbetet vetëm edhe një ditë.
Kjo ditë i bie të jetë 1 maji – DITA E PUNËS, e cila gjithashtu është ditë pushimi.

Dhe ju lutem, si keni fytyrë akoma të kërkoni pushim vjetor?!!!


Faleminderit një lexuesi anonim të blogut që ma kishte dërguar me e-mail