Aparatet për blerje të çastit (Wending Machines) punojnë nga 24 orë në ditë dhe mund të blejmë produkte të ndryshme duke filluar nga çokollatat, cigaret, lëngjet etj. Por nuk di nëse ju ka rastisur të bleni ndonjë produkt të pazakontë, siç ishte rasti me picat, por çfarë ofrohet nëpër këto automate do të njoftoheni më poshtë:

1. Letër tualeti

Nëse ju rastis që keni harruar të merrni letrën me vete, ose në WC-të publike nuk ka të tillë, keni një zgjidhje të lehtë.

2. Veshje të brendshme

Nuk janë çfarëdo lloj veshjesh, por janë veshje femrash të përdorura. Më të popullarizuarat janë ato të mbajtura nga gjimnazistet.

3. Marihuanë

Po, po! Edhe atë në Kaliforni. Është e dedikuar për përdorim medicinal, pra ju nevojitet që të caktoni një takim me mjekun, tua marrin shenjat e gishtërinjëve, dhe normalisht me reçetë. Janë të vendosura në hapësira të posaçme të ruajtura nga persona të armatosur. E komplikuar, a po?

4. Ombrella

Nëse papritmas ia “krisë” shiu dhe dëshironi t’i evitoni shitësit ambulantë që ju shesin ombrella për një çmim më të shtrenjtë se zakonisht vetëm pse bie shi, atëherë Londra është qyteti juaj, pasiqë një gjë e këtillë u tregua shumë praktike.

5. Vezë

Farmerët në Japoni e mbushin për çdo ditë, që nënkupton se janë të sigurta për konsumim.

6. Libra

Jeni bezdisur duke pritur trenin ose autobusin në stacion, ndërsa dëshironi të vrisni kohën, atëherë me siguri që ky automat do tua bën me sy.