Nga 1 shtatori në Maqedoni hyri në fuqi ligji për ndalimin e shitjes së alkoolit në orët e mbrëmjes. Me këtë ligj parashihet që alkool mund të blihet nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 19. Nëse pas kësaj kohe takohen konsumatorët duke dalë nga shitorja me alkool në dorë, inspektorët shtetërorë të tregut janë të autorizuar që ndaj shitësit të vendosin gjoba prej 400 deri 5000 euro.
Ky ligj, që është diskriminues sa për konsumatorët, aq më tepër edhe për tregtarët. Të drejtë për shitje alkooli kanë të gjitha ato subjekte që marrin liçencë nga Ministria e Ekonomisë e cila kushton 20.000 denarë (rreth 330 euro) e cila vlen 2 vite. Për të qenë ironia edhe më e madhe, këtë shumë duhet ta paguajnë të gjithë pjesëmarrësit në tregun e shitjes së pijeve alkoolike, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për supermarket më të madh apo shitore e vogël e lagjes. Ndërsa kiosqeve, tregjeve e gjelbërta dhe shitoreve në kuadër të pompave të benzinës, u ndalohet rreptësisht një gjë e tillë. Qeveria në njërën anë promovon dhe stimulon biznesin e vogël duke thënë se pikërisht ai është shtylla kryesore e ekonomisë, ndërsa në anën tjetër me këtë ligj ua shtyp kokën tregtarëve të vegjël. Ndërsa biznesit në të zezë të shitjes së pijeve alkoolike vetëm se do t’i hudhet pleh për të lulëzuar akoma më tepër, pasiqë në sipërfaqe do të shfaqen tregtarë ambulant të cilët do të ofrojnë pije edhe gjatë kohës kur fillon ndalimi. Në fakt, të gjitha pikat e shitjes duhet të improvizojnë një hapësirë të veçantë në lokal, e cila duhet të jetë e ndarë nga artikujt tjerë dhe e cila pas orës 19 mund të vihet nën dry.
Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkoi që me këtë ligj birrës t’i mirret statusi i pijes alkoolike, gjë që shton dyshimet se ky hap i Qeverisë për dikë mund të jetë nënë e për dikë njerkë. Pra stimulohen birraritë, ndërsa prodhuesit e verës ankohen se do të detyrohen të falimentojnë kur vera maqedonase në Evropë dhe më gjërë është e përfaqësuar më shumë se kurdoherë.
Për shumicën e të rinjve ky ligj është diskriminues, pasiqë ua mohon të drejtën që edhe më tutje netët t’i kalojnë nëpër ambiente private apo edhe në parkun më të madh të qytetit, vend i cili përfaqëson “parajsë” të çmendurive dhe formave tjera devijante pas atyre shisheve alkooli të konsumuara. Por edhe kur të mirret parasysh gjendja e vështirë ekonomike dhe çmimet e larta nëpër kafenetë e qytetit, atëherë kjo ndalesë paraqet rrezik për të rinjtë që të gjejnë alternativa tjera.
| Tweet |

9 komente
Lexine says:
Sep 25, 2011
Superb inofrmtaoin here, ol’e chap; keep burning the midnight oil.
muslimani says:
Jul 11, 2009
selam alejkum
alkooli duhet te ndalohet reptesisht
feja islame e ndalon konsumin e alkoolit
moss e konsumoni alkoolin
e selamu alekjum
Mina says:
Sep 21, 2008
Mirmbrema . per ju gezoje kete tem po edhe
1 shtator po hyka ne fuqi shume mire krejt ne
regull eshte nje ligje qe me te vertet duhet ti ish qen
me perpara po ne regull po personalisht nuk jam konsumator
i alkohlit po me vjen mire qe paska hy ne fuqi ky ligj te pershendes kolege
jam student i e evropes juglindore drejtimi administrate te uroje suksese te ardhmen.
Mina says:
Sep 17, 2008
Faleminderit per mbeshtetjen qo po me jepni. Ky eshte vetem filllimi
akull-naja says:
Sep 16, 2008
oj, sorry, po nuk më linte shiriti i goglës ta shihja. artikulli shumë i mirë. më vjen shumë keq. do krijohet treg i zi. do rritet çmimi real i alkoolit dhe do stigmatizohen më shumë ata qe e konsumojnë. .
ja dhe një herë, me këmbë të mbarë Mina!:)
ervivi says:
Sep 16, 2008
une them qe akoma skam mundur te lexoj shkrimin per coca-cola 007…se nuk hapej faqja…
sa per çiken e re, urime….
sa per shkrimin, si konsumatore jam totalisht dhe apsolutisht kunder….nuk o e drejte…
edhe ana ime komerciale eshte po aq kunder….
propozoj bojkotimin e Maqedonis per te bo party….
buli3go says:
Sep 16, 2008
e lexuat ju artikullin apo jo??? pune ka bere goca derisa e ka shkruar
J. says:
Sep 16, 2008
Është admine. Dhe goxha tërheqëse by the way. Buli, mos është qëllim marketingu i fshehtë ky mer? Dmth për të tërheq sa më shumë postues.
Unë rashë në grackë për vete.:D
akull-naja says:
Sep 15, 2008
hej, del anash një shirit reklame i google që më pengon të lexoj…
me këmbë të mbarë dhe admini i ri.:)