sjellje_konsumatoreKohëve të fundit, T-Mobile Macedonia ka lëshuar në qarkullim një model tarifor me parapagesë, që nesë bën mbushjen e llogarisë me 100 denarë (1.65 euro) në konton tuaj do të hudhen 500 SMS gratis të cilat mund t’i shfrytëzoni gjatë tërë javës.

Gjithçka në rregull që së paku dikush kujdeset për të ofruar shërbime pa pagesë, mirëpo deri në masën kur kjo nuk bëhet e tepërt. E kam fjalën që 500 SMS në javë konvertuar në ditë i bie 70 copë brenda 24 orësh. Kjo do të krijonte një varësi për dërguesit, e njohur si esemesomani, por halli i atyre që i pranojnë ato, si puna ime? Të pranosh dhjetëra të tillë brenda ditës prej vetëm një personi ëhstëe tepërt. Disa bile, kur i shpenzojnë ato 100 denarë për të folur, shfrytëzojnë një SMS të zbrazët në vend të një cingërrime (“crcme” kosovarçe dhe “titkanje” shqiptarët e Masedonisë) për përshëndetje.

E pranoj që po të kishte kështu mundësi në kohën e adoleshencës sime, do të pajtohesha, por ja që në atë kohë çmimet ishin alamet të larta. Pra, ju bëj thirrje të gjithëve që mos të ma mbushin inbox-in me mesazhe të kota pasiqë ruaj disa tjera më të rëndësishme. T-Mobile kujdes! Mendoj që ky shërbim yti filantropik po keqpërdoret.