Yahoo! vs. Microsoft
Edhepse në tregun e shfletuesve të internetit akoma nuk kemi një luftë aq të madhe, Internet Explorer vazhdon të mbetet i paprekshëm. Megjithatë, gjërat në këtë industri kanë filluar goxha të ndryshojnë.

Kështu, ekspertët nga Net Applications, gjegjësisht depratamenti i cili mirret me vërtetimin e pjesëmarrjes në treg të një produkti apo shërbimi, çdo muaj lajmëron për ndryshimet të cilat ndodhin. Muajin e kaluar është vërejtur një trend i uljes së pjesëmarrjes së IE, por gjithashtu edhe të Firefox.

Sipas të dhënave nga kjo kompani për muajin shtator, IE ka humbur 0.63% të pjesëmarrjes në krahasim me muajin gusht. Megjithatë, edhe përskaj këtij trendi, shfletuesi i Microsoft edhe më tej është në vendin e parë me 71.52% të tregut. Në vendin e dytë gjendet Firefox i Mozilla-s i cili mban 19.46% të tregut, por që edhe ky shfletues ka pësuar rënie nga gushti në shtator për 0.22%.

Rritje e pjesëmarrjes në treg është vërejtur tek shletuesi i Apple, Safari, edhe arë për 0.28% i cili gjendet në pozitën e tretë. Këtë shfletues e përdorin 6.65% e shfrytëzuesve të internetit. Rritje ka realizuar edhe Opera, edhe atë për 0.07% duke bërë që të gjendet në pozitën e pestë me 0.69% pjesëmarrje në treg. Vendi i katët është i rezervuar për Chrome i cili mban 0.78% të tregut, por që edhe për këtë shfletues është vërejtur rënie për diçka më tepër se një përqind.

Nga të gjitha këto shifra statistikore, vërtetohet se IE dhe Firefox po humbin pjesën e tortës së tyre, në llogari të Opera-s dhe Safari-t, të cilat realizojnë rritje konstante.

Ngaqë vazhdimisht përcjelli statistikat e faqes sime, ja si duket pjesemarrja e shfletuesve nëse www.mbretitregut.com llogaritet si një mostër tregu:

Pjesemarrja e shfletuesve ne www.mbretitregut.com