John McCain vetëfinancohet nga reklamat AdSenset
Nuk di nëse ju ka rastisur të shihni profilin personal në Youtube të kandidatit për president në Shtëpinë e Bardhë nga radhët e republikanëve… Po gjurmoja diçka tjetër rreth zgjedhjeve në SHBA, kur vërejtjen ma tërhoqi videoja ku shfaqet John McCain. Jo për përmbajtjen e saj, por fakti që në vetë videon ishte i integruar edhe sistemi i reklamimit Adsense që ofrohet nga Google. A nënkupton kjo që McCain ka gjetur një burim të mirë të ardhurash për të financuar fushatën e tij zgjedhore, kur kihet parasysh se aktualisht emri i tij është ndër nyjet më të kërkuara në internet?!!! Shihni me vëmendje aty ku zakonisht shfaqen përkthimet e filmave dhe do të keni të qartë se për çfarë bëhet fjalë, por vetëm nëse klikoni në profilin e McCain direkt në Youtube, ngaqë këtu nuk ofrohet mundësia e këtij lloj reklamimi. Nëse je republikan, atëherë kliko mbi reklamën.



YouTube :profili i McCain ne Youtube

P.S. Edhe përmbajtja e mesazhit në video nuk është e keqe :)