Si duket kryeministri i Maqedonisë i ka kapur punët më me ters se ç’duhet!!! Pranoj se duhet përmbushur disa kritere në regjistrimin dhe fiskalizimin e pagesave që bëhen gjatë qarkullimit ditor të parave, por kisha dashur që kjo të realizohej vetëm në kuadër të biznesit.
Ç’faj ka gjyshja ime 80 vjeçare që e detyruan të ngritet nga shtrati e të shkon në bankë dhe të më bën autorizimin mua për ta marrë penzionin në emër të saj. Mirë ishte kur penzionin ia sillnin në shtëpi. Jo që nuk mund ta mbajë mend kodin e kartelës, e as që nuk më beson mua që do t’i “ndal provizionin”, por e kishte në qejf kur e takone postierin plak.
:):) Gjyshja u bën thirrje të gjitha gjysheve (edhe gjyshërve) t’i grisin kartelat e kredive …

| Tweet |
