Çdo vit në fund të nëntorit egziston një ditë ku organizohet një moratorium 24 orësh kundër konsumerizmit. Njerëz rreth e rreth botës krijojnë një “aleancë” për të bërë një pushim nga shopingu. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një testim personal apo edhe publik, kjo ngjarje nuk mundet të mos vërehet, sidomos nga ekspertët e konsumerizmit.

Si duket, sivjet kjo dukuri kaloi nën hijen e krizës financiare botërore. Nuk kishte ndonjë aksion më të madh reklamimi për këtë ngjarje, uebsitet nuk kishin shkruar… I vetmi identifikim i “Buy Nothing Day 2008″ është vetëm ky poster nga ueb faqja zyrtare e kësaj organizate në Britani të Madhe.

Dita kur nuk blihet asgjë