Kush përfitoi miliarda nga kriza financiare botërore Mund të quhet rastësi, dikush i thotë fat, dikush tjetër aftësi, por miliardat e fituara nga kriza financiare që ka kapluar mbarë globin thonë që kjo nuk është me rëndësi. Ndërsa nëse këto tre funksione kombinohen si duhet, arrihet deri te formula e suksesit.

25 Top Menaxherët në Wall Street të cilët haptas iu kundërvenë krizës kredituese në SHBA, arritën të përfitojnë mbi 11,6 milardë dollarë. Më i njohuri ndër ta me siguri që është George Soros, i cili dy herë paraprakisht pat tërhequr vërejtjen për mundësinë e një krize globale. Duke përdorur vigjilencën e tij, në njëfarë mënyre arriti kulminacionin e punës së tij jetësore. Ai thotë se parashikimet e tija i kanë mundësuar kushte më të mira për të siguruar fondet investuese para krizës. Dhe përderisa kriza vazhdonte të thellohej dhe investitorët e tjerë i pranonin me skepticizëm këshillat e tija, Sorosi arriti që të inkason 1,1 miliardë dollarë.

Në vazhdim është lista e pesë personave që përfituan më shumë nga kjo krizë. Për John Paulson pata shkruar më herët, ndërsa tre të tjerëve po ua cek vetëm emrat, kompaninë dhe shumën e fituar. Jo për gjë, por po e lë për herën tjetër kur milardat e tyre të arrijnë vlera dyshifrore. Ndërsa për ata që duan të dinë më tepër rreth tyre, i kam linkuar deri te disa faqe ku mund të njoftohen se për kë bëhet fjalë.

1. James Simons, Renaissance Technologies Corp. (2,5 miliardë dollarë)
2. John Paulson, Paulson & Co. (2 miliardë dollarë)
3. John Arnold, Centaurus Energy (1,5 miliardë dollarë)
4. George Soros, Soros Fund Management (1,1 miliardë dollarë)
5. Raymond Dalio, Bridgewater Associates (780 milion dollarë)