
Pas spekulimeve se Apple është e interesuar për ta blerë Twitter, platformën më të popullarizuar për mikroblogim, në internet u përhapën infomacionet se Steve Jobs ka lëshuar sy edhe në Electronic Arts.
Edhepse në shikim të parë ky informacion duket i cuditshëm, shumë analistë mendojnë se ky hap ka kuptim, pasiqë Apple kohëve të fundit ka punësuar shumë njerëz që janë të lidhur me industrinë e lojrave. Ndër ta më i spikaturi është Bob Drebin, i cili para se të vinte në Apple ka qenë i angazhuar për procesorin grafik të Nintendo GameCube. Gjithashtu, kompanisë së fundmi i është bashkëngjitur edhe Richard Teversham i cili paraprakisht ka punuar në Microsoft në divizionin e Xbox.
Ndër analistët që i komentojnë këto spekulime, ka edhe të atillë që mendojnë se qëllimi final i Apple është të marrin Warner Music, andaj neve na mbetet të presim deri në prononcimin zyrtar të kompanisë për tu vërtetuar nëse këto pohime janë të sakta apo mbesin në suaza të spekulimeve.
E gjithë kjo, por edhe disa poteza tjerë të Applë, na bëjnë me dije që kompanisë po i ecë mirë në këtë kohë turbulencash, Përndryshe, një zgjerim horizontal i kompanisë nuk kishte se cfarë t’i duhet.
| Tweet |

3 komente
The BBR says:
May 16, 2009
ej, shume mire e ke modifiku Mimbo. BRAVO
Besart says:
May 8, 2009
Behet e ditur se pronaret e Twitter nuk kane pranuar oferten e Apple, duke thene se “Kompania Twitter nuk eshte ne shitje”.
Laj.me says:
May 8, 2009
A do të mundet Steve Jobs t’i robëron zogun dhe EA brenda mollës | MBRET I TREGUT…
Pas spekulimeve se Apple është e interesuar për ta blerë Twitter, platformën më të popullarizuar për mikroblogim, në internet u përhapën infomacionet se Steve Jobs ka lëshuar sy edhe në Electronic Arts….