Kriza e cila ka goditur industrinë automobilistike e sidomos Toyota-n, ka bërë që këta të fundit të shkurtojnë edhe investimet në marketing. Në njërën nga reklamat e tyre të fundit, në mënyrë shumë origjinale realizojnë konceptin 4in1 duke reklamuar njëkohësisht më tepër produkte në një video të vetme. Si duket era e reklamave ku makinat shfaqin rrotat e tyre nëpër terrene urbane ose në natyrë të virgjër po përfundon. Bashkimi bën fuqinë, thonë.


Përvec kësaj videoje, ja dhe një aktivitet promocional akoma më kreativ nga Toyota. Klikoni këtu për të parë se për cfarë bëhet fjalë, ngaqë nuk kam fjalë se si ta përshkruaj punën e bërë me sukses nga djemtë e Saatchi & Saatchi nga Toronto. Ndiqeni Toyota Venza se nga niset dhe nga shkon. Vërtetë interesante.