Kur perfaqesuesja e TBWA International Agency hyri ne sallen e leksionit te Universitetit tone, per te diskutuar mbi fushaten qe kjo agjensi kishte krijuar per me shume se 20 vite per produktin e famshem Absolut Vodka (suedeze), i cili arriti te kete nje sukses te jashtezakonshem ne tregun e pijeve alkolike fale fushatave publicitare te shkelqyera te ideuara nga TBWA-ja me bashkepunimin e shume prej artisteve me ne ze te te gjitha koherave, duke lene pas edhe te famshmet Vodkat Ruse, kur iu be pyetja “Pse ne Rusi, Absolut Vodka, kishte nivelin e shitjeve me te ulta dhe nuk kishte arritur te depertonte tregun?” , perfaqesuesja e agjensise hapi krahet dhe u pergjigje “Kete nuk e kisha menduar asnjehere”.

Absolutvodka

Pergjigja ishte me se e thjeshte :

Duke bere nje paralelizem me Shqiperine dhe rakine e saj te rrushit, procesin e prodhimit te saj neper cdo shtepi private, automatikisht nenkuptohej se ne nje vend ku Vodka prodhohet edhe ne “ballkone” pallatesh, prej nga Vodka eshte nje tradite e vjeter, e gjate dhe e shtrenjte per ruset, depertimi i nje Vodka suedeze ne parim do kishte qene gati komplet i pamundur. Kjo shpjegon edhe hapat shume te ngadalte qe Absolut Vodka ben ne tregun rus.

Profesori i marketingut G.Troilo, drejtor i Organizates se Marketingut per Istitucionet Kulturore ne Europe, konfirmoi pergjigjen si arsyen e vertete te ketij “deshtimi” te Absolut Vodka ne tregun rus.