Te blesh ishullin ku jeton.Nuk eshte hiç çudi nese dikush do te mund te perdorte mjetin me te fuqishem te momentit per te “shpetuar” ishullin e vet nga degradimi : Web-in

Keshtu banoret e Ishullit Eigg, 10 milje nga bregdeti Skocez, me nje siperfaqe prej 7.400 aker, ne vitin 1997 kane mbledhur nepermjet nje sistemi web-based (sistem virtual) plot 1.5 milion sterlina per t’u bere pronare te ishullit ku banonin, per ta shpetuar ate nga investimet e huaja qe degradonin natyren e eger dhe te mrekullueshme te ishullit te vogel.  Me pas ata kane themeluar nje Organizate Jo-Fitimprurese e cila kujdeset per Pasurite Natyrore dhe Kulturore te ishullit. Ajo çfare ato bene quhet Fundraising Online! (Rritje e fondeve online)

 

Fundraising Online ( rritja e fondeve online) eshte nje aktivitet i cili gjen me se shumti aplikim ne web-et Amerikane dhe ato me shtrirje Internacionale. Ne kete menyre mund te behen donacione dhe oferta nga te gjithe vendet e botes, ne mbeshtetje te nje aktiviteti, organizate apo çeshtje, qe i intereson dhuruesit.
Per te bere te mundur nje gje te tille, nevojiten sisteme te fuqishme, te cilet kane nje kosto te madhe, prandaj, Fundraising Online aplikohet  nga Organizatat Internacionale te cilat kane nje buxhet me te larte e me te qendrueshem ne krahasim me Organizatat me te vogla.

Gjithesesi me rritjen e mundesive per te vepruar online, Fundraising Online, do te perdoret ne mase dhe sfida e re e Organizatave Jo-Fitimprurese do te jete tashme, terheqja e donatoreve dhe perfshirja e tyre ne aktivitetet e Organizates.