Merreni me mend sikur të kishit nevojë për një palë këpucë të reja, dhe për t’i blerë ato do të duhej t’i mblidhnit të gjitha këpucët e vjetra të anëtarëve të familjes për t’i këmbyer me to. Me siguri që kjo do të ishte shumë e vështirë. Institucioni i parasë na jep një qasje më fleksibile dhe shërben si ndërmjetësuese për shkëmbimin e të mirave materiale. Ke para, e ke mallin! Aq më e vështirë është që të ruash një palë çizme dimri që vitin tjetër t’i këmbesh me një palë sandale vere. Kjo sepse ekziston një dizproporcion ndërmjet vlerës së sandaleve dhe çizmeve, por edhe të faktorit kohë.
Vlera e këpucëve është që me to i siguroni këmbët nga lëndimët derisa shkelni. Vlera e një makine është se me të mund të shkoni më shpejt ku të dëshironi, uji ka vlerën e vet sepse pa të nuk mund të mbijetoni. Andaj këtu është paraja, që ka një funksion shumë më të madh sesa thjesht një copë letre apo metali.
Pa marrë parasysh se a është kartëmonedhë, monedhë metalikë apo letër me vlerë, të gjithë vrapojnë pas saj. Funksionet e parasë bëjnë që ajo të shërbejë si:
- Mjet këmbimi
- Mjet kursimi
- Mjet për matjen e vlerës
Për paranë janë kënduar këngë, janë thurrur poezi, por Bontrust-Finance ka realizuar edhe një reklamë shumë ilustrative të funksioneve ta parasë. Mbi të gjitha, na bën me dije se si më lehtë deri te paraja, si shumohen a to…
BONUS: Galeri me disa nga kartëmonedhat më bukur të dizajnuara
[nggallery id=11]
| Tweet |
Per: B. Selmani
B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe administrator i blogut. Eshte ne studime Master per Marketing.

10 komente
dona says:
Nov 17, 2009
ne se ke mundesi te me ndihmosh per nje cik informacion me shume per funksionete parase gjate e volucionit njerzor se do te me sherbente shume per nje detyre qe kam per te prezantuar ne fakultetin e ekonomikut pasi mu duken shume interesante komentet me siper.faliminderit per mirkuptimin ne se eshte e mundur te me kthesh pergjigje do te jem shume mirnjohse.
Amon Ra says:
Jul 9, 2009
e bukur dhe kreative
E.Selmani says:
Jul 8, 2009
Ok “Kusheriri” im B. Selmani.
Kryesorja eshte te kesh Mbiemrin Selmani, pastaj te gjitha gjerat rregullohen hahaha.:)
Kalofsh mire “kusheriri im”
B. Selmani says:
Jul 7, 2009
@ Dragusha,
Pikesepari te falenderoj per komentin e bere dhe inetresimin tend per hollesi te tjera rreth artikullit. Ne fakt, ky artikull sikurse shumica e artikujve ne blog, jane thjesht artikuj informativ dhe jo shkencore. Prandaj shkurt kam bere nje ilustrim te aspektit te kembimit, kursimit dhe vleres se parase pa u thelluar ne detaje shkencore. Qellimi ishte shperndarja e videos se nje kompanie financash, si dhe galeria me kartemonedha. Mirepo ndarjen qe e kam bere, ate qe kam cekur tre funksionet e parase, ishte thjesht per hater Search Engine Optimisation (ke parasysh cfare paraqet SEO, psq shoh qe dhe ti ke blogun tend). Me fjale tjera, une marr goxha trafik nga makinat e kerkimit, andaj nuk desha “tu hyj ne hak” vizitoreve qe kerkojne funksionet e parase, ndersa te gjejne vetemse nje video reklame, qe pak a shume ka lidhje me ate qe kane kerkuar.
@ ak’ll
Dita dites po behesh me e pacipe, me e pakulture. A nuk te mjaftoi ajo qe muaj me pare bere?!!! Apo keshtu deshiron te me falenderohesh pse nuk ta shpalosa fytyren tende te vertete. Gjithsesi, faleminderit “mike”
@ E.Selmani
Mbase jemi kusherinj
haha. Edhe une te falenderoj per komentin dhe fjalet e mira qe mi thua. Kjo me jep akoma me teper kurajo dhe vetebesim per te vazhduar te sjell artikuj te ketille
E.Selmani says:
Jul 7, 2009
Pershendetje,
Te lexoj shpesh neper faqe te ndryshme. Ti je i kudondodhur!
Komplimente per artikujt interesant. Trajton vertete tema te rralla ne gjuhen tone.
Shendet
P.S
me beri pershtypje pasi kemi te njejtin mbiemer .;)
ak'll says:
Jul 7, 2009
parja osht k***. : )
ju ndjek përherë dhe pse s’le shenja. përshëndetje!
Dragusha.Net says:
Jul 7, 2009
Cili është roli i funksioneve të parasë si : Mjet këmbimi, Mjet kursimi, Mjet për matjen e vlerës?
Z.A. says:
Jul 7, 2009
me pelqejne artikujt qe sjell ketu ne kete blog, vetem vazhdo mbreti3gut
ngjarjet.com says:
Jul 7, 2009
Funksioni i parave | MBRET I TREGUT…
Merreni me mend sikur të kishit nevojë për një palë këpucë të reja, dhe për t’i blerë ato do të duhej t’i mblidhnit të gjitha këpucët e vjetra të anëtarëve të familjes për t’i këmbyer me to. Me siguri që kjo do të ishte shum…
Laj.me says:
Jul 7, 2009
Funksioni i parave | MBRET I TREGUT…
Merreni me mend sikur të kishit nevojë për një palë këpucë të reja, dhe për t’i blerë ato do të duhej t’i mblidhnit të gjitha këpucët e vjetra të anëtarëve të familjes për t’i këmbyer me to. Me siguri që kjo do të ishte shum…