Sipas një artikulli të Times, në shumicën e rasteve, kur një i punësuar prezanton një ide të tij të shkëlqyer menaxheri apo superiori i tij duhet të mendohet mirë para se të shtojë një koment personal mbi këtë ide.
“Të shtosh vlerë” mbi vlerën që idea mbart në vetvete rezulton të jetë një manovër në dukje pozitive, por në përgjithësi ndodh e kundërta.
Dy arsyet që ndikojnë në këtë rezultat negativ janë :
1. Në të shumten e rasteve, menaxheri apo superiori mendon se shton nje vlerë të madhe plus asaj që idea e prezantuar nga punonjësit ka, por ajo vlerë rrotullohet rreth 5%, ndërkohë që në anën tjeter ul me 50% entuziazmin dhe dëshiren për të realizuar projektin e punonjesit ideues. Kështu punonjësi përfundon duke humbur interesin pasi idea për të cilën mund të kishte punuar prej kohësh kthehet automatikisht në një ide të menaxherit.
2. Në të shumten e rasteve që menaxherët komentojne mbi një ide apo projekt të shkëlqyer e bëjnë për të treguar aftësitë e tyre akoma më të larta dhe suksesin e tyre të padiskutueshem.
Times pra, këshillon që në situata të tilla goja të mbahet e mbyllur për të mirën e biznesit. Ndërsa ne shpresojme që këtë guxim ta gjejnë edhe menaxherët tanë.
| Tweet |

3 komente
liridona says:
Nov 2, 2009
Gjithashtu kam lexuar ne nje reviste ku thoshte se psikologjia menaxheriale shpejgon qe njerezit kur jane te prewdispozuar per tu ngritur ne pozite, kete me teper e bejne per arsye qe te tregojne fuqine dhe pushtetin mbi vartesit, sesa ti vene ne shprehje aftesite e tyre ne udheheqje
Jasin says:
Nov 2, 2009
Te lumte Ardita, shume artikull me vend dhe me vlere, nje keshill e mirefillte per te gjith menaxheret ekzistent apo te ardhsehem. Well Done!
Laj.me says:
Nov 1, 2009
Kur duhet të mbyllësh gojën? | MBRET I TREGUT…
Sipas një artikulli të Times, në shumicën e rasteve, kur një i punësuar prezanton një ide të tij të shkëlqyer menaxheri apo superiori i tij duhet të mendohet mirë para se të shtojë një koment personal mbi këtë ide.
“Të shtosh vle…