Lajm i mirë për të gjitha femrat! Në Barcelonë është hapur një shitore në të cilën nuk do tu nevojitet kuleta, për shkak se gjithçka ofrohet aty është falas. Por, mangësia e gjithë kësaj është se mund të bleni “vetëm” 5 artikuj për një vizitë të shitores, të cilën mund ta realizoni një herë në dy javë.
Të gjitha prodhimet janë të reja në treg, ndërsa kompanitë e mëdha e shfrytëzojnë këtë shitore për të testuar produktet e tyre. E vetmja gjë që duhet paguar secili blerës është shuma prej 5 eurosh që shkon për librezën e anëtarësisë, që mundëson shoping falas për gjashtë muaj. Me fjalë tjera, me 5 euro, 12 herë brenda 6 muajve mund të bleni 60 produkte të ndryshme.
Kjo është shitorja e parë e këtij lloji në Evropë, ndërsa deri në fund të vitit pritet të hapet edhe një në Madrid. Planifikohet që gjatë vitit 2010 të hapen edhe nëpër qytet tjera më të mëdha europiane.
Në kohë krize dhe recesioni, mirë është të ndjehet se me të vërtetë diçka ofrohet falas.
| Tweet |
Per: B. Selmani
B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe administrator i blogut. Eshte ne studime Master per Marketing.

4 komente
ardita says:
Dec 2, 2009
un deshiroj se profesjoni im qe te realizohet
leoinoria says:
Nov 24, 2009
ejj po du une tash me lujt me miljoner.com e nuk po di qysh duhet me shkru a bon mum kallxu dikush viqdjemt vajzat jo se nuk jon ka me vyn vajzat djemve jav ha hahahahaahahahhahah o zot a po del naj djal me mue
Morrison says:
Oct 19, 2009
a thu sa bohet reni per me hy me ble
ngjarjet.com says:
Oct 19, 2009
Shitore ku nuk do te paguani asgje | MBRET I TREGUT…
Lajm i mirë për të gjitha femrat! Në Barcelonë është hapur një shitore në të cilën nuk do tu nevojitet kuleta, për shkak se gjithçka ofrohet aty është falas. Por, mangësia e gjithë kësaj është se mund të bleni “vetëm” 5 artiku…