
Kur Jack Welch e mori kreun e General Electric në vitin 1981, ishte drejtuesi me moshën më të re në historinë e kompanisë. Kur në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar këtë gjigant industrial e kishte kapur kriza, ai kompaninë e transformoi në një ndër kompanitë më konkurruese në botë. Me karakterin dhe stilin e tij unik të udhëheqjes, shumëkush e ka shpallur ikonë korporative, të tjerë teorecient i menaxhmentit, mësues biznesi, strateg i suksesshëm…
Pas gjithë këtyre fjalëve për këtë ikonë në botën e biznesit, e pamë të udhës që për lexuesit e blogut tonë të sjellim disa mësime që mund t’i marrim nga ai:
1. Bëhuni liderë, jo vetëm drejtues
Welchit nuk i pëlqen termi MENAXHIM. Për të, menaxhimi paraqet imazh negativ, pasiqë njerëzit i mban nën hije apo i kontrollon ata. Qëllimi i tij është të udhëheq dhe të krijon vizion që njerzëit ta marrin me përkushtim punën. Lidershipi, sipas Welchit, mund të vërehet te ata që janë të kyçur në mnyrë aktive, që kanë ide të mira dhe ata të cilët më tepër dinë të inspirojnë dhe stimulojnë sesa të kontrollojnë dhe të krijojnë depresion. Me fjalë tjera, ai na këshillon: “Ndërtoni vizion të qartë dhe udhëhiqni njerëzit drejt realizimit, mos menaxhoni me detale të vogla, por kyçni të gjithë dhe pranoni të gjitha idetë interesante”.
2. Bëhuni më pak formal
Njerëzit idetë e tyre i tregonin me zë ose e thërrisnin duke iu drejtuar me “Xhek”, në vend të “Zotëri Welch”, ndërsa kompania bëhej gjithnjë e më joformale. Ai nuk mbante kollare kur shkonte në punë, shpesh mbante takime joformale dhe i nxiste të tjerët të jenë më të guximshëm. Joformaliteti i inspiron njerëzit që të japin më shumë ide dhe ky është një sekret publik i Genaral Electric.
3. Mos e toleroni burokracinë
Burokracia është elementi më kancerogjen në një organizatë i cili mund ta ngadalëson procesin e marrjes së vendimeve, si dhe mund të sjell procedura të panevojshme që ndikojnë në suksesin e kompanisë. Për ta çrrënjosur burokracinë dhe për t’i thjeshtëzuar gjërat, çlirohuni nga puna e panevojshme, punoni me kolegët që të mirrni vendime efikase dhe bëhuni më pak formal.
4. Përballuni me ralitetin, mos paragjykoni
Kur Welch iu bashkangjit GE, për kompaninë mendohej se gjendet në situatë të volitshme. Mirëpo Welch vërejti anije e cila po fundosej dhe ka shumë probleme, si për shëmbull rënia e pjesëmarrjes në treg dhe burokracia e madhe. Në vend se “tua bëjë qejfin” kolegëve të tij, ai me vendosmëri “i ra tavolinës me grusht” dhe të gjithë i detyroi të kapen për pune, duke mospërfillur skenarët e këqinj që ia parashikonin kompanisë.
5. Thjeshtësoni punët
Welch nuk mendon se biznesi duhet të jetë i komplikuar, prandaj edhe puna e tij në GE ishte që sa më shumë t’i thjeshtëzoj gjërat me qëllim që secili në kompani të funksionojë më lehtë.
6. Ndryshimi është shansë, jo kërcënim
Kur Welch iu bashkua GE-së, shumëkush nuk e kuptonin pse ai po bën ndryshime. Ai ndërmorri ato hapa që kompaninë e bënë të jetë më fleksibile dhe më konkurrente. Sipas tij, nuk duhet të lejohet që ndryshimet ta përkeqësojnë gjendjen. Ndryshimet duhet të jenë shansë, ide e mirë, marrëveshje e re ose një produkt i ri. Welch na këshillon se si të ballafaqohemi me ndryshimet dhe të dilni fitues:
Ta dini se ndryshimi është këtu dhe këtu do të mbetet; pritni atë që më së paku pritet, por, lëvizni më shpejtë që të jeni gjithnjë një hap para; si dhe pregatitni ata rreth jush për ndryshimet që mund të ndikojnë në jetën e tyre.
7. Menaxhoni duke stimuluar të tjerët, jo nëpërmjet autoritetit tuaj
Lidershipi nuk nënkupton kontroll dhe mbikqyrje. Lidershipi, sipas Welch, do të thotë organizatë e hapur, e çliruar nga burokracia dhe çdogjëje që pengon lëvizjen e lirë të ideve, njerëzve dhe vendimeve. Ai nuk e përkrah stilin “Unë jam mbi ju dhe do të veproni ashtu siç them unë”. Ai preferon t’i isnpiron të tjerët që vet të duan ta kryejnë punën. Që kjo të realizohet me sukses, kurrë mos u menaxhoni me ndihmën e kërcënimeve, por tregojuni atyre që se si me mundin e tyre mund të kontribojnë në zhvillimin e kompanisë. Do të ishte mirë që tu dërgonit nga një letër falenderimi kolegëve dhe klientëve tuaj.
8. Kundërshtoni traditën
Si trashëgimtar i kreut të një ndër kompanive më të mëdha në botë, Welch ishte përballë sfidës që, ose ta përqafojë traditën dhe elementet me të cilat kompania kishte ngritur reputacionin, ose të t’i kundërvihej historisë. Ai pati guximin të merr hapa që nga shumëkush shiheshin si të rrezikshme, pasiqë sipas tij ajo që ka funksionuar në të kaluarën, nuk do të thotë që do të funksionojë edhe në të ardhmen. Në këtë aspekt, Welch na këshillon që të organizojmë një mbledhje me titull “Pse funksionojmë në atë mënyrë?” dhe pyetni kolegët për ide se si të ndryshohet diçka që do të ishte e mirë për kompaninë.
9. Mos lejoni që të sundon hierarkia, por intelekti
Gjëja që më shumti e nevrikos Welch është ajo që shumë menaxherë sundojnë me vartësit e tyre. Bashkëpunimi i dnërsjelltë është mëse i nevojshëm, dhe kompania duhet t’i përkrahë idetë e secilit. Këshilla e tij është që sëpaku një herë në javë të shpërbleni idenë më të mirë që ka kontribuar për përparimin e organozatës.
10. Mos u mundoni të menaxhoni me gjithçka! Menaxhoni sa më pak
Kjo nënkupton që të menaxhoni duke mos u futur shume në detale. Kompania uhet që t’i shtyjë të punësuarit të kenë zgjedhjen e tyre dhe të mendojnë për veten. Welch thotë se obligimi i secilës kompanisë është që të krijon mjete dhe t’i trajnon të punësuarit që sa më mirë ta kryejnë punën e tyre. Në fund, puna e menaxherëve është që të krijojnë vizion dhe të lejojnë që ekipi i tij të veprojë në bazë të atij vizioni. Kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar anash “menaxhimit të tepruar”. Për të mos u bërë mikromenaxher, mos u mirrni me gjëra të imëta. por menaxhoni më pak dhe autorizoni, delegoni dhe mos i pengoni askujt në kryerjen e detyrave.
| Tweet |
