Reagimet ndaj katastrofës ekologjike në Gjirin e Meksikës nuk kanë të ndalur. Përveç mediave dhe shoqatave ekologjike, ndër më të zëshmit si duket janë personat e varur nga interneti dhe sidomos dizejnatorët. Çdo ditë e më shumë po has në vepra artistike që këta të fundit i realizojnë në formë parodie për kompaninë e naftës British Petroleum. Nga ana tjetër, edhe problemet e Twitter në funksionimin normal të faqes së tyre, shpeshherë është cak i përqeshjeve.
Kështu së fundmi një artisti të madh iu kujtua që të bën një kombinim të këtyre dy problemeve, duke krijuar një vepër që vë në pah se kush është fajtori për rënien e sistemit të Twitter. E lezetshme, a po?