Thuajse për çdo ditë me kolegët e mi në punë e diskutojmë mundësinë e vendosjes së krevatëve për të marrë një sy gjumë gjatë kohës së pushimit. Njëri nga ta ma bëri me dije se në Google veçmë po e praktikonin këtë. Në hapësirat e kompanisë ku të punësuarit pushojnë dhe relaksohen, përveç ping-pong, biliardo e të tjera, ata kanë instaluar edhe MetroNap Energy Pods, aparat relaksues dhe qetësues truri pas një ditë pune të stërlodhur.

Aryseja tjetër pse po e postoj këtë artikull është se ka vajtur ora 3 e natës, ndërsa unë mendoj se si nesër do ta kaloj ditën i përgjumur. :D