Ja një shembull se si me pak kreativitet dhe guxim mund të arrini shumë sukses në jetë! Alec Brownstein derisa po googlonte emrin e tij, i ra në mend se nuk ishte i vetmi por se të gjithë njerëzit duan që ta bëjnë të njejtën gjë – ta kërkojnë emrin e tyre në makinat e kërkimit. Ky fakt bëri që t’i lind një ide shumë kreative. Pasiqë ishte pa punë, ai investoi gjashtë dollarë në Google Adwords dhe i bleu termet e emrave të pesë drejtorëve të kompanive ku dëshironte të punon. Kështu, kur dikush kërkonte emrin e ndonjërit prej këtyre drejtorëve, në rezultatet e kërkimit shfaqej edhe shpallja e Alec ku drejtorëve u bënte thirrje që ta punësojnë në kompaninë e tyre.

Për shkak se emrat e tyre nuk ishin edhe aq popullorë dhe që kërkohen shumë në Google, gjashtë dollarë ishin të mjaftueshme që katër nga pesë drejtorët ta vërejnë shpalljen dhe ta kontaktojnë, ndërsa pas intervistës, dy prej tyre t’i ofrojnë edhe punë. Sot ai punon në Young & Rubicam në Nju Jork, kompani kjo e cila fitoi shumë publicitet nëpër mediat më të mëdha botërore mu për shkak të tregimit të Alek.

 

Ja dhe një video nga eksprerimenti i Alec: