Farmville shqiptarTemperaturat e larta të stinës së verës e shtynë kompaninë Zynga të mendon për të gjithë ata që ditën e kalojnë nëpër “arat” e tyre. Kohëve të fundit ata në Amerikë kanë lëshuar në shitje ujë të ambalazhuar në shishe të plastikës.

Dy dollarë për një litër ujë Farmville më duket çmim i lartë, mirëpo nëse ndihmon që sadopak të freskohemi nga pasuria virtuale e fituar me djersë, atëherë ky duhet te jetë një hap i mirë i kompanisë.