Sot Mark Zuckerberg në blogun zyrtar të Facebook lajmëroi se rrjeti shoqëror më i madhi në botë ka kaluar shifrën e 500 milion përdoruesve aktiv. Në anën tjetër, Twitter me gjithë rëniet e kohëpaskohshme të sistemit të tyre, zotohen se janë rrjeti i dytë më i përdorur në botë. Për të tjerat si Myspace, Hi5, Ning etj. rrallëherë dëgjohet të flitet për to. Megjithatë, duke hulumtuar vërdallë nëpër internet arrita të siguroj disa karakteristika kryesore apo dhe kuriozitete për rrjetet shoqërore që më ranë ndër mend.
E di që shumë prej tyre i kam lëshuar si Tagged, Flickr, Buzz apo dhe të tjera, mirëpo këto janë që më tepër i përdori apo i kam përdorur një kohë. Nëse akoma keni hamendje rreth potencialit të njërit apo tjetrit, në vazhdim kam paraqitur disa fakte për secilën prej tyre, ndërsa në tabelë të dhënat bazë të kompanisë:
- Në Twitter çdo ditë regjistrohen nga 300.000 shfrytëzues të ri.
- Twitter ka mbi 180 milion vizita unike çdo muaj.
- Mbi 600 milion kërkime në ditë realizohen në Twitter.
- Mbi 60% e përdoruesve të Twitter janë nga jashtë SHBA-së
- Mbi 1/3 e përdoruesve të Twitter kyçen nga telefonat mobil.
| Data e themelimit | Mars 2006 |
| Themelues | Evan Williams, Biz Stone, Jack Dorsey |
| Adresa | San Francisco, Kaliforni, SHBA |
| Industria | Mikroblogim, Rrjete Shoqerore |
| Numri i perdoruesve | 105,779,710 / burimi |
| Webfaqja | http://twitter.com |
- Një përdorues mesatar i Facebook është i lidhur me 130 miq.
- Më tepër se 25 miliardë njësi përmbajtjeje (linke, lajme, shënime, fotoalbume etj.) shpërndahen për çdo muaj në Facebook
- Mbi 300,000 përdorues të Facebook kanë ndihmuar rreth përkthimit të platformës në X gjuhë.
- Më tepër se 100 milion shfrytëzues të Facebook kyçen nëpërmjet telefonave mobil
- Njerëzit harxhojnë mbi 500 miliardë minuta në muaj duke përdorur Facebook
| Data e themelimit | Shkurt 2004 |
| Themelues | Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes |
| Adresa | Cambridge |
| Industria | Rrjete Shoqerore |
| Numri i perdoruesve | mbi 500 milion |
| Webfaqja | http://facebook.com |
- Friendster
- Shumica e përdoruesve të Friendster janë nga Azia
- Numri më i madh i përdoruesve janë të rinj të moshës 21 deri 30 vjeçare
- Rreth 90% e përdoruesve të internetit në Filipine kanë profil në Friendster
- Friendster mund ta gjeni në gjuhën angleze, kineze, japoneze, spanjolle, indoneziane, vietnameze dhe koreane.
- Në Friendster mund të krijoni një blog.
| Data e themelimit | 2002 |
| Themelues | Jonathan Abrams |
| Adresa | Mountain View, Kaliforni, SHBA |
| Industria | Rrjete Shoqerore |
| Numri i perdoruesve | 85 milion http://indonesiadigest.blogspot.com/2008/10/some-facts-about-friendster.html |
| Webfaqja | http://friendster.com |
- Ning
- Ju mund të krijoni rrjet tuajin duke përdorur Ning
- Janë investuar rreth 120 milion dollarë për themelimin e kompanisë
- 14 mijë Paund ka kushtuar vetëm krijimi i webfaqes
- Përdorimi i Ning tani funksionon vetëm me pagesë
- Nëse Ning nuk ju duket ideale për ndonjë arsye të caktuar, atëherë ja disa alternativa të rrjeteve shoqërore me kod të hapur: BuddyPress, Pligg, Elgg, Mixxt, Xoops etj.
| Data e themelimit | Tetor 2004 |
| Themelues | Marc Andreessen, Gina Bianchini |
| Adresa | Palo Alto, Kaliforni, SHBA |
| Industria | Rrjete Shoqerore |
| Numri i perdoruesve | mbi 1 milion grupe |
| Webfaqja | www.ning.com |
- Shfrytëzuesit e LinkedIn vijnë nga më tepër se 200 vende nga secili kontinent.
- LinkedIn mund ta gjeni në gjashtë gjuhë: anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjollisht dhe në gjuhën portugeze.
- Shefi financiar i Oracle, Jeff Epstein, punën e ka gjetur pasi ka hapur profil në LinkedIn.
- Çdo sekondë regjistrohet nga një përdorues i ri në LinkedIn.
- LinkedIn ka mbi 12 milion vizitorë unik në ditë.
| Data e themelimit | 5 Maj 2003 |
| Themelues | Konstantin Guericke, Reid Hoffman, Allen Blue |
| Adresa | Palo Alto, Kaliforni, SHBA |
| Industria | Rrjete Shoqerore |
| Numri i perdoruesve | 70 milion |
| Webfaqja | www.linkedin.com |
- Youtube
- Çdo minutë, 24 orë videomaterial ngarkohet në YouTube.
- Më tepër se gjysma e përdoruesve të YouTube janë nën moshën 20 vjeçare.
- Duhet të jetoni rreth 1000 vite që t’i shikoni të gjitha videot që aktualisht gjenden në Youtube.
- Llogaritë me video muzikore kapin 20% të ngarkimeve të përgjithshme
- YouTube realizon trafik aq sa realizonte i gjithë interneti në vitin 2000.
| Data e themelimit | Shkurt 2005 |
| Themelues | Chad Hurley, Steve Chen, Jawed Karim |
| Adresa | San Mateo, SHBA |
| Industria | Rrjete Shoqerore, Video Online |
| Webfaqja | www.youtube.com |
- Myspace
-Gjatë vitit 2009 Myspace kishte të ardhura vjetore prej përafërsisht 385 milion dollarë amerikan.
- Myspace ka 1.000 të punësuar.
-Ju mund ta ndryshoni pamjen e profilit tuaj duke përdoru kode HTML por jo edhe Javascript.
-Themeluesit e Myspace më 2005 kompaninë ia shitën Rupert Murdoch, pronarit të Fox News dhe 20th Century Fox
- Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2008, kandidatët hapën profilet e tyre në Myspace që të vjelin votues tv moshave më të reja.
| Data e themelimit | Gusht 2003 |
| Themelues | Tom Anderson, Chris DeWolfe |
| Adresa | SHBA |
| Industria | Rrjete Shoqerore, Muzikë |
| Numri i perdoruesve | 66 milion |
| Webfaqja | www.myspace.com |
- Hi5
-Pasi të jeni regjistruar në Hi5, një email automatikisht di tu shkon të gjitha kontakteve tuaja që i keni për tju bashkangjitur në rrjet. Prandaj edhe Hi5 është rrjeti më kontraverz sa i përket spamit.
- Në vitin 2006 Hi6 kishte 34 ndërsa në vitin 2008 kishte 90 të punësuar.
- Shumica e përdoruesve të Hi5 janë adoleshentë.
| Data e themelimit | 27 Qershor 2003 |
| Themelues | Ramu Yalamanchi |
| Adresa | San Francisco, Kaliforni, SHBA |
| Industria | Rrjete Shoqerore |
| Numri i perdoruesve | 50 milion |
| Webfaqja | www.hi5.com |
Tani, cilin rrjet shoqëror e përdorni më shumë? Dini ndonjë rrjet shoqëror shqiptar?
Referenca: compete.com|wikipedia.org|socialnetworkingwatch.com| freebase.com | dhe faqet e statistikave zyrtare përkatësisht
| Tweet |


3 komente
Rrjete shoqerore te pazakonshme | MBRET I TREGUT says:
Aug 24, 2010
[...] Rrjetet shoqërore kohëve të fundit janë bërë vendtakimi kryesor i të rinjve, por edhe më të vjetërve. Padyshim se rrjeti më i madh me mbi 500 milion përdorues është Facebook, mirëpo ekziston edhe një gamë e gjerë rrjetesh më të vogla, më të pazakonta… rrjete që lidhin njerëz me shije pak më të ndryshme se ato të zakonshmet, hobi të veçanta, pasione, statuse të caktuara shoqërore etj. Ja një listë me rrjete shoqërore të këtilla që është bërë nga faqja findtut.com. [...]
Xoni says:
Jul 24, 2010
Facebook is the king!!!!!!!!!!!!!!!!
klisi says:
Jul 24, 2010
FLM per prurjen mbretitregut. Sinqerisht disa karaketristika as qe i paskam degjuar, edhe ngela i mahnitur, por te disa tjera ke pasaktesi. Ose ndoshta nga tay ku i ke marre te dhenat kane qene te mocme. Sdq shume bukur qe na e solle ketu