Që nga koha kur njeriu bëhet i vetëdijshëm për misionin e tij në këtë jetë, ai gjithmonë tenton ta paraqet veten sa më unik, sa më të dallueshëm nga të tjerët. Në varësi të kushteve në të cilat jeton dhe vepron, secili krijon vlera. Ndërsa kur ato vlera janë të frytshme edhe për shoqërinë, terminologjia e marketingut e emëron si “brendim i vetvetes”. Pasiqë ju dhe vetëm ju kontriboni me një aktivitet të caktuar në shoqëri, atëherë ju posedoni Brendin UNE.
Një ndër mënyrat e promovimit tuaj, e sidomos atyre që janë të lidhur ngusht me webin, është edhe komentimi nëpër blogje. Komentimi është një metodë shumë e mirë për promovimin tuaj si individ apo kompani. Nëse keni lënë ndonjë koment në një blog të caktuar, atëherë dikujt që i ka bërë përshtypje ai koment i keni krijuar mundësinë që të njoftohet me ju. Kjo pasiqë gatise të gjitha blogjet ofrojnë mundësinë e shënimit të webfaqes tuaj në hapësirën ku gjendet forma e komentimit. Prandaj, me këtë rast ju keni krijuar një klient potencial.
Pa ndërhyrë në thellësi për nivelin e ulët të komentimit në blogjet shqiptare (këtu bën pjesë edhe mbretitregut.com) dhe përfitimeve në makinat e kërkimit, kisha dashur të cek disa aspekte që komentin tuaj e bëjnë më kualitativ:
1. Përdorni emrin tuaj të vërtetë
2. Shënoni një koment apo përgjigje që është relevante me artikullin në blog
3. Shënoni një koment me vlerë, jo vetëm “Shumë nice, më pëlqen artikulli”
4. Shkruani shkurt dhe qartë
5. Mos u shtirni si shumë i mençur
6. Kujdesuni për gramatikën
7. Bëni pyetje rreth artikullit nëse keni diçka të paqartë
8. Shtoni ndonjë këshillë apo sugjerim që të përmirësoni kualitetin dhe interaktivitetin e artikullit
9. Mos fyeni autorin e artikullit ose komentuesit e tjerë
10. Mos shkruani me shkronja të mëdha sepse ekziston mundësia tua fshijnë komentin
11. Nëse blogu ka rregulla të privacisë rreth komentimit, mos i thyeni ato

Të gjitha këto që i ceka më lartë, kanë rëndësi të madhe në brendimin tuaj nëse respektohen ashtu siç duhet. Secila pikë kontribon që të tjerët të ju llogarisin si të sjellshëm,vyeshëm, mençur… Ajo që më tepër u bën përshtypje lexuesve tjerë, është nëse ju keni lënë diçka me vlerë gjatë komentit tuaj. Kjo i shtyn të tjerët që të interesohen më tepër rreth jush. Prandaj edhe këshillat e mësipërme mund të jenë ndihmuese për shumëkë, e sidomos ata që kanë një webfaqe e që duan ta promovojnë.
Nëse dëshironi ta promovoni veten tuaj në blogun mbretitregut.com, atëherë mos hezitoni të shënoni një koment te forma e mëposhtme!
Referenca: problogger.net | Imazhi: freestockphotos.com
| Tweet |

3 komente
skamwebfaqe says:
Jul 19, 2010
Pajtohem me ty BOSS
B. Selmani says:
Jul 18, 2010
Nuk dmth qe nese nuk ke webfaqe nuk duhet te perdoresh kete metode vetpromovimi. Ki parasysh, shume veta kane bere emer duke komentu neper blogje te tjereve, forume… mbase dikush do te zbulon te ti shpirtin e profesionistit ne nje lemi te caktuar nese i permbahesh rregullave qe i ka cekur Luljeta me larte.
Nese e ben kete, shume lehte e kane te te gjejne edhe nese nuk ke webfaqe.
Pershendetje!
skamwebfaqe says:
Jul 8, 2010
E une qe nuk kam webfaqe, si me ia be hallit?!! A jam e privuar nga e drejta per vetpromovim?!