- -Nokia u themelua në vitin 1865 në qytetin Nokia të Finlandës.
- Nokia është prodhuesi më i madh i telefonave mobil duke zënë 1/3 e pjesëmarrjes në tregun konkurrues.
- Fillimisht, Nokia ishte paraparë që të prodhonte letër tualeti.
- Zilja e njohur “Nokia tune” në fakt është një melodi e kitarës së shekullit XIX e quajtur “Gran Vals”, e kompozuar nga muzicienti spanjoll Francisco Tarrega. Në fillim, kjo zile mbante emrin e saj origjinal edhe në aparatet e Nokia-s, mirëpo në vitin 1998 riemërohet në “Nokia tune” pasiqë aq shumë u bë i njohur saqë njerëzit filluan ta quajnë “tingulli i Nokia-s“.
- Lista e Fortune, Nokia-n e vendos në mesin e 20 kompanive më të pëlqyera nga njerëzit për vitin 2006.
- Nokia është prodhuesi më i madh i kamerave dixhitale, për arsye se shitja e telefonave mobil të pajisura me kamerë, tejkalon shitjet e kamerave konvencionale.
- Në pjesën e parë të filmit Matrix, protagonsti kryesor Neo, i luajtur nga aktori Keanu Reeves përdor telefon mobil Nokia 8110.
- Fonti i logos korporative të Nokia-s ekskluzivisht është dizajnuar nga Eric Spiekermann dhe mban emrin AgfaMonotype Nokia Sans Font. Përpara se të dizajnohej logoja aktuale, në manualet dhe reklamat e Nokia-s përdorej fonti Agfa Rotis Sans.
- Në Azinë Lindore dhe Juglindore, numri 4 asnjëherë nuk paraqitet në aparatet e telefonave mobil të Nokia-s, për arsye se ky numër thuhet të sjell fatkeqësi.
- Në vitin 2009, brendi Nokia kishte vlerë prej 34.9 miliardë dollarë.
| Tweet |



3 komente
Beeep :) says:
Jul 28, 2010
FLM edhe gjeta plot sene interesant rreth Nokia, besoj qe duhet me zgjeru listen se ia vlen me u permend ne kete bllog
B. Selmani says:
Jul 28, 2010
Per me ta lehtesu Googlimin, kliko ketu!
Beeep :) says:
Jul 28, 2010
“Në Azinë Lindore dhe Juglindore, numri 4 asnjëherë nuk paraqitet në aparatet e telefonave mobil të Nokia-s, për arsye se ky numër thuhet të sjell fatkeqësi.”
E qekjo eshte e pabesueshme. Bash m’ke shti me googllu per ket sen