Revista e famshme Harvard Business Review dhe autori Chris Trimble kanë shkruajtur dhe diskutuar në vazhdimësi për çështjet e lidhura me temen e Inovacionit. Një ndër shkrimet e tyre i referohet Idesë dhe rëndësisë së saj në proçesin e Inovacionit.
Meqënëse Inovacioni realizohet në sajë të një Ideje fillestare, Trimble fton të kuptojmë që :
Inovacioni është një proçes i përbërë nga stade të caktuar. Cdo stad duhet të ketë rëndesinë e tij të veçantë. Keshtu mund të evitojme mveshjen e vetë Idesë fillestare me rëndësi të tepruar, duke anashkaluar veprimet strategjike të cilat çojnë në realizimin e saj.
Në artikull vihet në dukje se si çdo ambjent përfshin “luftën” për status dhe se vetë natyra njerëzore bëhet pengesë për kalimin nga një Ide Inovative në implementimin e saj, e si rrjedhojë del në pah një fenomen i përhapur dhe shqetësues kohët e fundit, siç është ai i “Not Invented Here” (Jo e Shpikur Këtu) ose përdorimin e fjalisë së famshme “I was there right at the beginning!” (Unë isha aty që në fillimet!).
“Not Invented Here” është reagimi i individëve që mohojnë çdo ide tjetër, duke e gjykuar për jo të vlershme, duke u nisur nga fakti që ajo Ide nuk është menduar nga ata vetë.
Ndërsa “I was there right at the beginning!” është fenomeni që tregon se si individët kërkojnë me doemos të bëhen pjesë e momentit të krijimit të Idesë dhe se për ata kjo ka më shumë rëndësi se sa momentet e tjera post-ide.
Autori, shkruan në mbyllje të artikullit se të ndryshosh natyren njerëzore është e pamundur, e pikërisht për këtë arsye, iu këshillon bizneseve të vlerësojnë siç duhet çdo stad të proçesit Inovativ dhe jo vetëm atë stad në të cilin lind apo krijohet Idea.

| Tweet |


3 komente
B. Selmani says:
Aug 29, 2010
Jetojmë në një botë shumë dinamike që proceset ndryshojnë akoma pa ia filluar mirë. Tregu kërkon hulumtime paraprake për të prodhuar atë që është e nevojshme për të kënaqur nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve. Prandaj secila kompani duhet të tentojë që gjithmonë të jetë një hap para konkurrencës.
Shumë kompani kur bëjnë ndonjë inovacion, atë e bëjnë në këto forma:
+ sjellin një produkt të ri në treg
+ sjellin një metodë të re të prodhimit
+ hapja e tregjeve të reja
+ përvetësimin e lëndëve të para të reja dhe përdorimin e tyre
+ krijimi i një lloji të ri të organizatës industriale
Këto nuk i nxora unë nga mendja por i ka thënë një njohës i çështjeve të marketingut, J. Schumpeter.
Ndërsa për light dhe të tjerë që nuk komentojnë në lidhje me artikullin dhe “ta pasurojnë” webin shqiptar me debate konstruktive, por shohin të gjejnë pengesa të natyrës teknike. Tungi
Ardita says:
Aug 28, 2010
Ne fakt, artikulli origjinal ishte disa faqe dhe kjo eshte nje permbledhje. Nuk eshte perkthim fjale per fjale, por ne anen tjeter veshtiresia qendron ne faktin qe shume gjera ka kohe qe nuk i perdor ne shqip dhe perkthimi me nxjerr nje fare pengese. Te tjere, me shume deshire
Tungi!
light says:
Aug 28, 2010
Ardita, shume mire qe shkruan ne ket blog dhe qe mundohesh sadopak ta pasurosh webin shqiptar, dhe te uroj per kete, mirepo te lutem mos bej perkthim fjale per fjale, sepse artikujt po dalin shume pa kuptim. Mos ma merr per te keq, mirepo pasiqe e merr mundimin te shkruash per nje teme shume te rendesishme, mundohu ta elaborosh me fjale tua.
Suksese edhenjehere, shpresoj te presim artikuj tjere nga ti.