Secili sipërmarrës është i interesuar ta dijë se çfarë kërkojnë konsumatorët. Biznesi bashkëkohor mbështetet mbi kërkesën, kështuqë në bazë të nevojave, dëshirave dhe kërkesave të konsumatorëve formohet oferta.
Por çfarë në të vërtetë duan ata? Eshtë pyetje që asnjë sipërmarrës nuk mundet ta dijë me saktësi. Natyra e psikologjisë konsumatore është e atillë që i njejti biznes në tregje të ndryshme duhet të sillet në mënyra të ndryshme. Këtu automatikisht identifikohet faktori demografik, por ka edhe elemente tjera që përcaktojnë sjelljet e bzinesit, mirëpo nuk dua të futëm në hollësi tjera përveç se desha të përmend se demografia është faktori kryesor kur bie fjala te targetimi i klientëve të një biznesi.
Nga titulli i temës, shumëkush do të kërkonte një përgjigje të saktë. Ndoshta pyetja është shumë e thjeshtë, mirëpo përgjigjja e saj kërkon një studim më të thellë. Me gjithë ndërlikueshmërinë, do të mundohem që këtë përgjigje ta jap duke u bazuar në tre elemente:
Çfarë duan konsumatorët nga biznesi në tërësi?
Çfarë duan konsumatorët nga produkti/shërbimi?
Çfarë duan konsumatorët nga ekipi i shitjes?
Biznesi
Çfarë është ajo që konsumatorët e kërkojnë nga biznesi? Gjithsesi atyre nuk u intereson plani i biznesit tuaj, fitimet tuaja… por sigurisht që ata duan:
- Besim
- Shpresë
- Komunikim
- Vëmendje
- Reputacion
- Kredibilitet
- Brend
Produkti ose shërbimi
Kjo është ajo çfarë biznesi ofron ndërsa konsumatori e kërkon. Prandaj edhe janë të interesuar dhe nga produkti/shërbimi presin:
- Kualitet
- Karakteristika
- Vlerë
- Çmim
- Shërbim që i tejkalon pritjet e tyre
Ekipi i shitjes
Ky është elementi i tretë që konsumatorët e duan. Ekipi i shitjes është në komunikim të drejtpërdrejtë me konsumatorët, prandaj edhe ai duhet të ketë më së shumti informata rreth asaj se çfarë duan ata:
- Njohuri
- Çasje
- Sjellje
- Ndihmë
- Miqësi
- Komunikim
- Fillimi i përgjigjes me PO,…
- Buzëqeshje
Këto janë elementë që secili sipërmarrës duhet t’i identifikojë. Kombinimi i mirë i tyre, e pse jo edhe implementimi i të gjithave, do të bënte që fitimet e biznesit tuaj të jenë gjithnjë e më të larta. E di qe do të ishte mirë të bëhej një shtjellim më i hollësishëm, por po e lë këtë ta bëjmë te fusha e komenteve.
| Tweet |



1 koment
Aundre says:
Sep 22, 2011
Of the poaplny of website I’ve pored over this has the most veracity.