Portali gjerman Meedia ka bërë rangimin e spoteve reklamuese më të shtrenjta që janë incizuar gjatë historisë së industrisë së reklamave.
Listën e udhëheq spoti i vitit 2004 i Chanel No.5, kur angazhuan aktoren Nikol Kidman për një honorar prej 3.71 milion dollarë amerikan. E gjithë videoja ka kushtuar 20 milionë dollarë dhe është realizuar nga regjisori Baz Luhrman.
Në vendin e dytë gjendet kompania britanike Norwich Union (më vonë e riemëruar si Aviva) me videoreklamën ku u angazhuan Bruce Willis, El Makferson dhe muzikanti Alis Kuper. Kostoja e kësaj reklame arriti në 13.2 milion dollarë.
Vendi i tretë është paksa i pazakonshëm. Videoklipi dhe animacionet “Monsters vs Aliens” hyn te më të shtrenjtit, vetëmse është në formatin 3D dhe për ta shikuar, kompania Pixar ka prodhuar 150 milion syze. I tërë ky eksperiment ka kushtuar 10 milion dollarë.
Pozita e katërt i takon Honda-s për klipin prej 6.2 milion dollarësh.
Pjesëmarrja e Britney Spears në reklamën e Pepsi, kompanisë i solli vendin e pestë si reklama më e shtrenjtë me kosto prej 5.4 milion dollarë.
“Gjërat e mira vijnë tek ata që i presin” është motoja e reklamës që Guinness-it ia sjell pozitën e gjashtë.
Reklama e Shell dhe Ferrari kushtoi 3.9 milion dollarë,andaj edhe e zuri vendin 3 shtatë.
Filmi nga fushata reklamuese, tregim për mësimet e profetit Muhamed a.s., kushtoi 2.5 milion dollarë dhe gjendet në pozitën e tetë.
2.1 milion dollarë kushtoi klipi House Party i Adidas, ku protagonist është David Beckham. Kjo reklamë zë pozitën e nëntë.
“It’s a big ad!” dhe birra Carlton zunë vendin e dhjetë me çmim prej 1.9 milion dollarësh amerikan.
| Tweet |

1 koment
Tweets that mention 10 reklamat me te shtrenjta | MBRET I TREGUT -- Topsy.com says:
Sep 23, 2010
[...] This post was mentioned on Twitter by Gent Thaçi, MBRET I TREGUT. MBRET I TREGUT said: 10 reklamat me te shtrenjta | MBRET I TREGUT http://t.co/5Q911hf via @mbreti3gut [...]