Kompania Apple gjithmonë ka ditur që në mënyrë të përsosur të përdor internetin në promovimin e produkteve të saja. Shumica e ekspertëve nga fusha e reklamave janë të pajtimit se teknikat e promovimit është atributi kryesor i cili bën që produktet e Apple të jenë të shumëkërkuara. Gjithnjë para se ta lancon një produkt të ri, Apple krijon një bujë të madhe në publik, e që për pasojë zgjon kërshërinë e klientëve potencial. Nga këtu, meqë akoma nuk është testuar produkti, dhe në anën tjetër cmimi i lartë si dhe tregu i kufizuar, i mbetet promocionit të luajë rolin kryesor.

Derisa me Granitin po diskutonim rreth videove viral dhe iPad, rastisa në një videoreklamë shumë tërheqëse që ka për temë “Pse iPad nuk do të mund t’i zëvendësojë gazetat?!”.


Më duket se kjo reklamë vie si parodi i një artikulli që kohë më parë lexova në guardian.co.uk. Për vete akoma nuk më ka rënë në dorë një iPad, por jam i sigurtë që nëse mbesin në formën e tyre aktuale, kurrë nuk do ta kisha ndërruar ndjenjën e të lexuarit të një gazete me të lexuarit në iPad.