Gjëja kryesore para fillimit të biznesit privat është kontrolli i terrenit, përkatësisht ta njihni konkurrencën tuaj. Mënyra më e lehtë që të bëni këtë gjë është të bëheni klient, përkatësisht myshteri i konkurrentit. Në këtë mënyrë do të mësoni se si sillen ata me blerësit, cilat janë mangësitë e tyre, cili është qëllimi i tyre, ndërsa nëse jeni kërkues i mirë mund të mësoni se cila është strategjia e tyre në menaxhimin e biznesit.

Edhe pse në plan të ju duket se nuk luani sipas normave morale, kujtojuni se nëse dëshironi të kini sukses në biznes nuk duhet të luani ndershëm, gjithsesi bëni çdo gjë që është në kornizat e asaj që është e lejueshme.
Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:
Dërgoni ndonjë mikun tuaj të afërm që të paraqitet si myshteri. Në këtë mënyrë do t’i mësoni shërbimet që ua ofron konkurrenca, kurse njëkohësisht nuk ju njohin personalisht.
Mësoni cilat janë nevojat e qytetarëve. Pasi i mësuat shërbimet që i jep konkurrenca juaj, dini se çfarë mungon dhe mund të filloni pikërisht me atë shërbim.
Silluni si profesionalistë me myshterinjtë. Nëse silleni si të painteresuar dhe joprofesionalistë, konkurrenca është gjithmonë këtu që t’ju “ndihmojë”.
Edhe pse konkurrenca mund t’ju pengojë gjatë fillimit të biznesit tuaj privat, ajo ka shumë anë pozitive. Nëse nuk ekziston nuk do të përpiqemi që të përparojmë, të zgjerojmë biznesi. Konkurrenca ndikon edhe nga ana psikike, kështu që nuk ekziston asgjë më e bukur sesa kur e mund atë dhe e di që je më i miri në atë që punon.
| Tweet |
