Nga artikujt e mëparshëm : Pjesa I dhe Pjesa II

9. Frika nga ambiguiteti Pjesa më e madhe e njerëzve dëshirojnë që çdo gjë të ketë një kuptim, por duhet të pranojme se idetë më kreative burojnë nga një formë kaosi. Në qoftë se ju nuk ndiheni komod apo të përshtatshëm me këtë gjë, rruga juaj e karrierës do të jetë vërtetë shumë e vështirë.

10.  Të kurosh “simptomat” në vend të ”sëmundjes”

Rezultatet e mëdha e të pëlqyeshme burojnë nga zgjidhja e problemeve të mëdha e jo nëpërmjet manipulimit të detajeve sipërfaqësore.
Në rast se ju po investoni në direct mail (posta e drejtë-për-drejtë për reklamim) por nuk keni sukses, ka më shumë mundësi që kjo mungesë suksesi të jetë pasojë e një oferte të gabuar, se sa e ngjyrës së shëmtuar të zarfit.

11. Mbi-përdorimi ose Nën-përdorimi i teknikave

Nëse ju afeksionoheni shumë mbas një teknike (stil, ngjyrë, etj.) probabiliteti është që t’a përdorni atë në momentin dhe vendin e gabuar.
Teknikat janë një mjet, dhe vetëm aq.  Ato përdoren për  të të ndihmuar të arrish një qëllim,  por nuk janë qëllim në vetvete.

12. Functional Fixedness (tendencë e fortë për të mos ndryshuar)

Një  individ i cili sheh gjithçka vetëm ashtu siç është (një derë është vetëm një derë), në mënyrë të pandryshueshme,  ka shumë pak mundësi që të krijojë diçka tërheqëse dhe të veçantë.

13. Të mendosh se nuk je kreativ

Të gjithë janë kreative. Ajo çka ne, shpesh, e ngatarrojmë me Mungesë Kreativiteti është Injoranca në lidhje me Proçeset Krijuese.  Për të kuptuar se cilat janë aftësitë më të mira qe keni duhet të kuptoni dhe të mesoni si krijohen idetë.

14. Të dëshpërohesh nga informacioni i tepërt

Në qoftë se truri juaj është i ngarkuar me shumë informacion, ai nuk mund të punoje siç duhet.

15. Të biesh pre e limiteve të rreme

Pa patur një mendje të hapur e t’i zgjidhesh problemet që në zanafillë nuk do të mundesh kurrë të arrish në zgjidhjen më të mirë. Kjo është pika ku eksperienca jote të nxjerr nga situata. Ja pse të përcaktosh sa më saktë problemin dhe të gjenerosh sa më shumë ide janë elemente kyçe në proçedurat krijuese. Duke e detyruar veten t’u kthehesh mbrapa zgjidhjeve të dikurshme je më i predispozuar të gjesh zgjidhje të reja për problemet.

16. Të lejosh ambjentin që të rrethon të të vejë përpara

Mundohu, gjithmonë, të krijosh një hapsirë tënden ku të krijosh, duke realizuar kushte sa më të mira e komode për veten. Kur disa elementë bezdisës, të vegjël, mblidhen në të njëjtin ambjent (tavoline e parregullt, karrige e prishur, zhurma të vazhdueshme, telefoni që bie pa pushim) e pengojnë zgjidhjen e problemit pasi ulin ndjeshëm përqëndrimin.

Këto janë 16 sjelljet negative që ndikojnë në proçesin krijues.
Të gjithë ne duke identifikuar sjelljet pozitive që n’a karakterizojnë dhe duke përmirësuar ato negative, do të mund të përmirësojmë pozicionin tonë në rrugen e kreativitetit, duke ndihmuar kështu biznesin tonë në përftimin e rezultateve të suksesshme.