Një pronar i një librarie të vogël kishte fatin që libraria e tij të gjendej në mes dy librarive të mëdha. Një mëngjes teksa deshi ta hapë dyqanin, vërejti se konkurrenti i tij që e kishte në të majtë, kishte vendosur një pano të madhe sa vetë gjerësia e objektit, ku kishte shkruar “Zbritje fundviti! 50% çmime më të lira!“. Ndërsa në anën e djathtë, konkurrenti tjetër poashtu kishte vendosur një reklamë të madhe sa vetë objekti, ku shkruante “Zbritje gjigande! 60% çmime më të lira!“. I gjendur në mes këtyre dy “gjigandëve”, shitorja e tij dukej shumë e vogël. Ndërsa përnjëherë i ndriti një ide që u lind vetëm guerila-marketerëve. Dhe çfarë bëri?!!! Edhe ai mori një pano dhe e vendosi mbi lokalin e tij, në të cilën thjeshtë shkruante “Hyrja kryesore“.

| Tweet |

1 koment
Tweets that mention Tregimi për pronarin e librarisë | MBRET I TREGUT -- Topsy.com says:
Nov 20, 2010
[...] This post was mentioned on Twitter by ™, Blog Shqip. Blog Shqip said: [Blog] http://bit.ly/c2dJXT Tregimi per pronarin e librarise #shqiperia [...]