1. Nëse një plan biznesi ju duket shumë i mirë dhe i realizueshëm, kini në konsideratë edhe anën negative. Parashikimet kyçe në planin e biznesit mund të jenë të gabueshme, prandaj një plan marketingu i përpiluar mirë është më se i nevojshëm.

2. Prodhimet dhe shërbimet që i ofroni duhet patjetër të shiten. Nëse nuk dini si, atëherë patjetër gjeni dikë që di ta bëjë mirë këtë punë.

3. Kur kërkoni financa, përcaktoni saktë se sa ju nevojiten dhe për çfarë do t’i shfrytëzoni. Kujdes me keshin, gjithmonë harxhohen më shpejtë sesa që pritet.

4. Në planin e bzinesit gati se gjithmonë planifikojmë më pak shpenzime nga shuma që na nevojitet në realitet dhe gati se gjithmonë planifikojmë të fitojmë më shumë sesa që ndodh në realitet.

5. Nëse një ide biznesi ju duket e mrekullueshme, nuk do të thotë se edhe konsumatorët do të jenë të ineteresuar për të.

6. Natyra e biznesit është shumë e rrezikshme, ndërsa risqet shpeshherë ndryshohen. Me një fjalë asgjë nuk është e sigurt. Është me rëndësi që paraprikisht t’i keni identifikuar këto risqe dhe të keni pregatitur plane për tu ballafaquar me to. Konsideroni këshillat nga konsulentët dhe tutorët tuaj.

7. Furnitorët jo gjithmonë janë të sigurtë dhe të përpiktë në realizimin e detyrimeve të tyre. Prandaj gjithnjë kini një plan rezervë!

8. Është e pamundur që gjithçka të bëni vet. Gjithmonë kini pranë vetes ekipin i cili do t’ju përkrahë dhe e kupton vizionin dhe planet tuaja.

9. Gjithnjë do të ketë njerëz të cilët mendojnë se idetë tuaja nuk do të kenë sukses, andaj jini fleksibil dhe ndryshoni statusin e tyre – nga ide bëni realitet.

10. Nisja e një biznesi është 10% inspirim dhe 90% punë e palodhshme, prandaj SUKSESE!

Përkthyer dhe përshtatur nga ideamarketers.com