Shpeshherë në këtë blog kemi folur për punën e brendimit, andaj kësaj here dua shkurtimisht të përsëris se brendimi është proces kompleks i krijimit dhe zhvillimit të një identiteti specifik për kompaninë tuaj, produktin tuaj ose edhe vet juve personalisht. Brendimi i suksesshëm krijon lidhje emocionale me konsumatorin. Brendi juaj duhet të ofrojë besim, besnikëri, vlerë… andaj reputacioni që krijon brendi juaj duhet të bëjë gjithçka që të plotëson atë çfarë e pret konsumatori.
Ndër elementet kyçe të brendimit janë logoja dhe dizajni i produktit. Kjo e fundit funksionon duke krijuar identitet vizuel, është elementi i cili drejtpërdrejtë bën kontaktin e parë me konsumatorin.
Ambalazhimi i secilit produkt krijohet duke i dhënë atij formë, madhësi, peshë, ngjyrë dhe shumë elemente tjera që e bëjnë atë të dallueshëm nga produktet e konkurrentëve. Por çfarë ndodh kur bëjmë “zhveshjen” e tyre, duke hequr të gjitha elementet që krijojnë identitet vizuel përveç logos dhe emrit të produktit?!!
Nga agjencioni i dizajnit A2591 kanë bërë një eksperiment ku kanë hequr gjithë atë kaos ngjyrash, fotografish e shkronjash nga ambalazhet e disa nga brendet më të njohura, kështu duke krijuar një dizajn minimalistik. E gjithë kjo ndoshta është në kundërshtim me normat e marketingut bashkëkohor që kërkon dizajne më komplekse, por personalisht mua do të më pëlqente që në raftet e shitoreve të shihja këso produktesh që nuk do të më shkaktonin protestë milingonash në tru nga gjithë ai kolorit ngjyrash. Shihni sa bukur duket p.sh. emri “Red Bull” vetëm me simbolin e demit mbi ngjyrën bazë të ambalazhit të pijës më të njohur energjetike! Ose Corn Flakes pa atë ujëvaren nga qumështi. Nejse, ja një pjesë nga portfolio e A2591:






| Tweet |

7 komente
B. Selmani says:
Dec 26, 2010
E di si? Konsumatori blen shpresen per te permbushur nevojat e tija. Psh ai nuk blen shamponin, por blen shpresen per floke me te pastra, me te bujshme, me te ndritshme… Ka me miliona produkte qe jane shume me bukur te paketuara apo edhe me kualitative, por X produkti eshte ai qe realizon shpresen apo pritjet konsumatore
denisa says:
Dec 26, 2010
Jam sh dakort me ty.Eshte teoria ne Sjellje Konsumatore te Perceptimi Konsumator “we dont see things as they are, we see things as we are “
B. Selmani says:
Dec 25, 2010
Denisa,
Sjelljet e konsumatorit ne perceptimin e produktit dallojne ne varesi te karakteristikave te produktit, nder to edhe dizajni dhe paketimi. Secili produkt ka specifikat e veta, andaj prodhuesi duhet ta paraqese ate ne menyren me te mire, pa ngaterruar gjerat, sepse nje element mund te ndikoje pozitivisht per X produktin, ndersa negativisht per produktin Y.
denisa says:
Dec 25, 2010
ok pamja eshte e thjesht,per syrin e konsumatorit eshte me lehte e identifikueshme poorrr nuk eshte intersant produkti.
B. Selmani says:
Dec 24, 2010
Pikerisht! Marketingu nuk ka rregulla fikse – “Same game, different rules”
Te falenderoj shume Bes, edhe ju ftoj qe rregullisht te kontriboni ne kete blog; si ne forme komentesh, tweets, suggest ose share ne Facebook e pse jo edhe me artikuj tuaj.
Gjithe te mirat!
Bes says:
Dec 24, 2010
Interesante kjo, por une nuk besoj qe Marketingu eshte shkence ekzakte edhe ka norma fiktive, por besoj qe Marketingu eshte qe te sjelle gjera te reja gjithmone, ti pershtatet realitetit dhe ta ndryshoje ate, prandaj nuk besoj qe do ta trondite kjo Marketingun e sotem.
lajm shume i qelluar, dhe urime per webfaqen sepse vertete po mesoj te reja nga kjo faqe.
TUNG
Tweets that mention Çfarë ndodh kur bëjmë "zhveshjen" e produkteve?! | MBRET I TREGUT -- Topsy.com says:
Dec 24, 2010
[...] This post was mentioned on Twitter by eklipsi. eklipsi said: Çfarë ndodh kur bëjmë "zhveshjen" e produkteve?! | MBRET I TREGUT http://t.co/0sOkMie via @mbreti3gut [...]