Reklama për modelin e fundit të Renault Twingo si duket ishte tepër provokative për kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Ai nuk pranoi që kjo reklamë e realizuar nga Publicis të transmetohet në kanalet e Mediaset, me arsyetimin se nuk është e përshtatshme për audiencën e gjerë.

A është kjo arsyeja e vërtetë apo atij i pengojnë skenat lezbike? Duke konsideruar shpirtin e tij të aventurierit dhe skandalet e shumta seksuale, ua lë në dorën tuaj ta vlerësoni shkakun e vërtetë!