Përgjatë gjithë vitit 2010 zyren time ma “zbukuronte” një kalendar i kompanisë për postë të shpejtë – DHL.Fill në fund të dhjetorit, kur edhe i “skadoi” afati i përdorimit, e vërejta një mangësi që poqëse do të ishte një dokument më zyrtar, do të paraqiste edhe shkelje të kushtetutës :P . Nuk do doja të futem në diskutime politike por le të mbetet në suaza të etikës, por sidoqoftë anashkalimi i gjuhës shqipe dhe në vend të saj futja e italishtes dhe frengjishtes në të ishte më tepër se fyese për mua. Partnerët maqedonas të DHL si duket nuk i duan shqiptarët për klientë, e me këtë rast, edhe une i fshiva dy artikuj nga blogu që kishin të bënin me këtë kompani.

Kalendari i DHL në maqedonisht, anglisht, frengjisht dhe italisht. Shqipja???

Duke lënë anash gjithë indinjatën time, dhe meqë jemi në fillim të vitit të ri, dua të them disa fjalë për kalendarin si mjet efikas reklamimi, pasiqë shumë kompani e konsiderojnë mjet numër një kur vie në shprehje përdorimi i materialeve propaganduese.

Shumë sipërmarrës gabojnë kur thonë se do të bëj disa kalendarë për tua dhuruar klientëve të mi. Kalendari në këtë rast nuk është vetëm dhuratë, por shumë më tepër. Nuk e di përkufizimin real të fjalës “dhuratë”, por kalendari që një kompani ia jep klientit të vet është dhuratë vetëm për arsyen se i jipet pa pagesë. Tjetra është punë marketingu. është investim i cili punon për PR-in e kompanisë gjatë gjithë vitit. Pa marrë parasysh nëse është nga letra, i plastifikuar apo material tjetër, pa marrë parasysh nëse është kalendar muri, tavoline apo xhepi, kalendari e bën punën e tij.

Kalendari mund të jetë material promovues i përkryer për ata që duan me mjete jo edhe aq të shumta të bëjnë reklamë për biznesin e tyre. Në internet ekzistojnë shabllone të shumta ku mund t’i merrni dhe pastaj me ndihmën e kompjuterit t’i ndryshoni sipas shijes tuaj. Parasëgjithash, përvec dizajnit tërheqës, ditëve nga e hëna në të diele, datave dhe muajve, ditëve festive… një kalendar duhet të mbajë edhe disa elemente që janë në funksion të marketingut si:

  • identiteti i biznesit- emri, logo, slogani
  • kontakti- vendndodhja, telefoni, faksi, email, adresa në internetit
  • imazh interesant që ka lidhje me biznesin tuaj

Edhepse jemi në epokën kur secili posedon një celular e që nënkupton edhe kalendar, dhurimi i një kalendari të xhepit është akt respekti dhe intimiteti, ndërsa kalendari i murit apo tavolinës i dedikohet publikut më të gjerë dhe si i tillë më tepër i shërben funksionit dekorativ të zyres apo dhomës së personit që ia keni dhuruar.

Kalendari zakonisht përpunohet dhe shpërndahet gjatë muajit dhjetor për vitin e ardhshëm, prandaj një investim i tillë për gjithë vitin është mjet reklamimi mjaft efikas. Në vazhdim ja dhe një mori kalendarësh kreativ: