Analistët ekonomik në SHBA parashikojnë që brenda një kohë shumë të shkurtër tregtia botërore do të zhvillohet nëpërmjet pesë-gjashtë zingjirëve tregtarë. Momentalisht rreth 60% e zingjirëve tregtare më të mëdha operojnë në më tepër se një shtet. Mirëpo, shtëpia konsultuese Deloitte thotë se pritet që shumë prej tyre të grupohen dhe me këtë të krijohen rrjete të mëdha që do të dominojnë me tërë botën. Kështu, nga Deloitte kanë bërë rangimin e dhjetë më të mëdhenjëve për vitin fiskal 2010:

Zingjiret tregtar me te medha ne bote

1. Walmart:

Vendi i origjinës – SHBA

Numri i shteteve ku operon – 16

Shuma e të hyrave – 405 miliardë dollarë

Zingjiret tregtar me te medha ne bote

2. Carrefour

Vendi i origjinës – Francë

Numri i shteteve ku operon – 36

Shuma e të hyrave – 120 miliardë dollarë

Zingjiret tregtar me te medha ne bote

3. Metro

Vendi i origjinës – Gjermani

Numri i shteteve ku operon – 33

Shuma e të hyrave – 91 miliardë dollarë

Zingjiret tregtar me te medha ne bote

4. Tesco

Vendi i origjinës – Mbretëria e Bashkuar

Numri i shteteve ku operon – 13

Shuma e të hyrave – 90 miliardë dollarë

Ndërsa më poshtë janë gjashtë të fundit nga Top 1o:

Numri rendor Kompania Origjina Të ardhurat (mlrd $)

5

Schwarz

Gjermani

77,2

6

The Kroger Co.

SHBA

76,7

7

Costco

SHBA

69,9

8

Aldi

Gjermani

67,7

9

Home Depot

SHBA

66,2

10

Target Corp.

SHBA

63,4