Ari si metal fisnik gjithmonë i ka fascinuar njerëzit për shkak të shkëlqimit, ngjyrës, peshës… prandaj edhe sot e kësaj dite është tregues i pasurisë dhe fuqisë. Mijëra vite me radhë, por edhe sot e kësaj dite ari shfrytëzohet si mjet pagese.

Por pse të investojmë në ar?

  • Ari ka qenë dhe akoma është valutë univerzale.
  • Aksionet nga ari për çdo ditë tregtohen në bursë rreth e përqark Tokës (ndoshta edhe në Mars :) )
  • Ari shërben si garancë për rezervat devizore
  • Ari shërben si garancë kundër krizës ekonomike
  • Ari ofron siguri

Për shkak se qeveritë si dhe bankat popullore nuk mund të prodhojnë ar artificial, edhe devalvimi i tij është i pamundur nëpërmjet inflacionit. Nga këtu, edhe kurba e vlerës së arit në vazhdimësi shënon trende pozitive. Kjo nuk është vetëm sigurim i rezervave monetare, por edhe siguri në rast të krizës financiare.

Cila është vlera reale e arit?

  • Duhet të investohet në metalet fisnike, sidomos në ar, përpara se çmimi i tyre të rritet akoma më tepër
  • Burimeve të arit po u vie fundi
  • Kërkesa e arit ka kohë që ka tejkaluar prodhimtarinë e tij
  • Kërkesa nga Azia është rritur në mënyrë enorme
  • Investitorët privat po tregojnë interes të posaçëm për arin
  • Pasiguria në tregjet financiare ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po shfaqet në sipërfaqe
  • Rezervat e arit po harxhohen

Nga kjo që u tha më lartë, investuesit në ar i sjell tre momente pozitive: qëndrueshmëri, vlerë stabile, dhe ardhmëri të sigurt. Prandaj edhe qeveritë e ndryshme në botë, nga ato komuniste e demokratike e deri te monarkitë, rezervat e tyre nacionale gjithnjë e më shumë po i bazojnë në këtë metal të çmuar. Ja dhe shtetet me më shumë rezerva të arit (në tonelata):

  • India – 18,000.0
  • SHBA – 8,133.5
  • Gjermania – 3,402.5
  • Italia – 2,451.8
  • Franca – 2,435.4
  • Kina – 1,054.1
  • Zvicra – 1,040
  • Japonia – 765.2
  • Rusia – 765.2
  • Holanda – 612.5
  • Portugalia – 606.7
  • Mbretëria e Bashkuar – 588.3
  • Tajvani – 422.1
  • Venecuela – 311.0
  • Libani – 286.8
  • Spanja – 281.6
  • Austria – 280.0
  • Arabia Saudite – 143.0

Karakteristikë tjetër është se edhe institucionet më të rëndësishme monetare në botë, rezervat e tyre i përqëndrojnë në ar. Për shembull Fondi Monetar Ndërkombëtar ka 2907 tonelata rezerva të arit, ndërsa Banka Qendrore Europiane posedon 357.8 tonelata.

Ndryshuar me 10.02.2011:
Maqedonia posedon 6.8 tonelata rezerva te arit ose 13.6% te rezervave te pergjithshme shteterore. Kjo e ben Maqedonine nder me te pasurat e rajonit sa i perket kesaj ceshtjeje. Shumica e kesaj sasie ari vie nga ndarja e pasurise se shteteve nga ish Jugosllavia, nderkaq pjesa tjeter nga nxjerrja ne minieren Bucim. Prej privatizimit te kesaj miniere e deri me sot, nuk eshte blere asnje njesi ari, ndersa nga rezervat nuk eshte shitur aspak. Rezervat e saja te arit Maqedonia i ruan kryesisht ne Bazel te Zvicres, ne thesarin e Bankes Nderkombetare te Shlyerjeve, nderkaq nje pjese edhe ne Banken Popullore te Maqedonise.